E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekleston nuk bën tifo për Batonin

Berni Ekleston nuk uron që Xhenzon Baton të mbyllë luftën për titullin kampion që në Interlagos: "Shpresoj të më bëjë një nder dhe të fitojë në Abu Dhabi. Nëse nuk mund të presë, e kuptoj...". "Mendoj se do t‘ia dalë. Por nuk mund ta thuash kurrë me siguri", ka shtuar padroni i Formula 1, i cili nuk dëshiron të zhvillojë asnjë garë, ku të mos luftohet të paktën për një nga të dy titujt, atë të pilotëve apo të konstruktorëve. Por ky i fundit, tashmë është thuajse i vendosur: skuadrës Braun Gp i mungon vetëm një gjysmë pike, por do të mjaftojë edhe një fakti që makinat Red Bull të mos kompletojnë një dopjetë kryesuese në garën e Brazilit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›