E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miroslav Klose, lamtumirë Bajernit?

Të shtunën ka shënuar golin e kualifikimit të Gjermanisë në ndeshjen e madhe kundër Rusisë. Por këtë vit, Miroslav Klose, i rikthyer pas një periudhe dëmtimesh, te Bajerni nuk po gjen shumë hapësirë, kjo falë sulmuesve të shumtë në dispozicion të Van Galit. Ashtu si Toni, gjatë kësaj periudhe mund të jetë i favorizuar nga dëmtimi i Oliç e Roben. Por këto rrethana nuk e kanë trembur Liverpulin, që sipas mediave angleze është gati të derdhë rreth 13 milionë sterlina për ta marrë. Në dritare është edhe Interi i Masimo Moratit, që kërkon një zëvendës të Eto‘o, i cili do të jetë i impenjuar në Kupën e Afrikës në muajin janar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›