E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish - kryetari i LIB Smajl Latifi kalon në AAK

Rahovec, 13 gusht - Ish-kryetari i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim, Smajl Latifi, aderoi të premten në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si anëtar i kësaj partie dhe kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit.
Me këtë rast Latifi tha se ky është moment i rëndësishëm, pasi po i bashkohet AAK-së në kohën kur Haradinaj është në Hagë, me të cilin tha se i bashkon sakrifica për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Latifi pohoi se me aderimin në AAK nuk ka hequr dorë nga ideja për bashkimin me Shqipërinë, e cila ide ishte pjesë e programit të LIB-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›