E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërimi i Putinit: Lamtumirë gazit me çmime të lira

"Epokës së gazit me
çmim të lirë po i vjen
fundi", deklaroi në një
konferencë për shtyp Kryeministri
rus, Vladimir Putin, pas
një takimi në të cilin merrnin
pjesë ministra nga vendet më
të mëdha eksportuese të gazit
në botë. Sipas Kryeministrit rus,
kostoja e nxjerrjes së gazit ishte
rritur ndjeshëm dhe vazhdonte
të rritej dhe kjo do të bënte që
edhe çmimi i tij të ndryshonte
shumë shpejt në tregun botëror.
Irani dhe Libia ishin ndër vendet
që kishin dërguar ministrat e tyre
përkatës në Moskë në takimin e
Vendeve Eksportuese të Gazit. Sipas
disa vëzhguesve, kjo organizatë
mund të shndërrohet shumë
shpejt në një organizatë e tipit të
OPEC-ut. Putin, si Kryeministri i
vendit që është eksportuesi më
i madh i gazit në botë, mban
peshën e marrjes së vendimeve
më kryesore në grup dhe është
njëherazi përfaqësues i prodhuesve
dhe konsumatorëve të gazit.
Por, me gjithë paralajmërimin e
djeshëm të Putinit, të paktën për
momentin dhe për një periudhë
afatshkurtër, çmimi i gazit tenton
të ndjekë atë të naftës, pra të
bjerë. Sipas Putinit, Rusia është
e gatshme që të presë zyrat qendrore
të organizatës dhe ato të
ngrihen në Shën Petërburg. Vendet
e Bashkimit Evropian marrin
42% të gazit nga Rusia, kryesisht
përmes gazsjellësve që kalojnë
nëpër Ukrainë. Takimi i Moskës u
realizua në mesin e një atmosfere
të shqetësuar në lidhje me një
mosmarrëveshje çmimesh për
një kontratë të re mes Ukrainës
dhe Gazpromit. Një mosmarrëveshje
që do të vërë në dyshim edhe
një herë, furnizimin e Evropës
me gaz dhe sigurisht do të vërë
në dukje varësinë e Bashkimit
Evropian nga gazi rus. Por një
organizatë e tipit OPEC, me
qendër në Rusi, edhe për gazin
do të shihej me shumë shqetësim
nga Shtetet e Bashkuara dhe
Evropa. Duke pasur monopolin,
ajo mund të vendoste çmimet
sipas dëshirës dhe madje të bënte
shantazhe të ndryshme. Vendet
që merrnin pjesë në takimin e
djeshëm në Moskë dhe që mund
të jenë pjesë e organizatës së gazit
ishin: Algjeria, Bolivia, Brunei,
Egjipti, Indonezia, Irani, Libia,
Malajzia, Nigeria, Katari, Rusia,
Trinidad dhe Tobago, Emiratet e
Bashkuara Arabe dhe Venezuela.
Sipas zyrtarëve rusë, delegatët
duhet të binin dakord në lidhje
me një deklaratë që do ta bënte
organizatën më formale e me
qendër në Shën Petërburg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›