E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia e SHBA "të poshtë" për të tretën herë

Ekonomia e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës ka
rënë në masën 0.3% në shkallë
vjetore gjatë tremestrit të
tretë të këtij viti. Kjo është edhe
rënia më e madhe gjatë tre tremujorëve
radhazi e këtyre 7 viteve.
Në këto rrethana, shpenzimet e
konsumatorëve dhe bizneset
janë reduktuar shumë, ndërsa frika
për futjen në një periudhë recesioni
rritet dita-ditës. Departamenti
i Tregtisë bëri të ditur se për
sa i përket Prodhimit Kombëtar
Bruto të këtyre tre tremujorëve, ai
ka qenë më i dobëti i regjistruar
në këtë shekull. Kontraktimet e
tremujorit të tretë kanë qenë më
të dobëta se ato të dy tremujorëve
të mëparshëm. Kjo për shkak të
fazës finale të turbullirës, në të
cilën u futën tregjet, veçanërisht
gjatë muajit tetor. Shpenzimet e
konsumatorëve, që përbëjnë 2/3
e rritjes ekonomike, ranë në
3.1%. Rënia më e madhe është
bërë në sektorin e ushqimeve.
Vazhdimi i humbjes së vendeve
të punës është bërë bashkë me
rëniet e mëdha në tregun e aksioneve,
me uljet në tregun e pasurive
të patundshme. Deklaratat
e vazhdueshme për shkurtime
të vendeve të punës e kanë
përkeqësuar situatën. Shpenzimet
kanë rënë edhe në sektorin
e blerjeve të makinave dhe në atë
të mobilieve. Madje, në këto sektorë,
kriza aktuale mund të krahasohet
vetëm me atë të vitit 1987.
Kjo vjen kryesisht për shkak të
mungesës së dhënies së kredive
nga ana e bankave. Në sektorin
industrial edhe investimet kanë
rënë në masën 1%, pas një ngritjeje
të viteve të fundit në 2.5%.
Numri i GDP për tremujorin e
tretë do të kishte qenë edhe më
i keq, nëse nuk do të kishte pasur
një ngritje në shpenzimet
federale, që i dha një shtesë prej
13.8% përqindjes vjetore. Në
këtë tremujor, çmimet kanë
ardhur relativisht duke u rritur.
I vetmi lajm i mirë është ai i uljes
së çmimit të naftës që nga
korriku, kur ai arriti edhe një
kulm gati historik. Tashmë ai
është përgjysmuar. Dje, kur
Rezerva Federale vendosi uljen
e përqindjes së interesit bëri të
ditur se shqetësimi më i madh
për këtë moment nuk ishte inflacioni,
por rritja ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›