Mijëra mësues në protestë kundër ligjit të "shkurtimeve"
Dhjeta mijëra studentë, mësues dhe prindër kanë marshuar
dje në të gjitha qytetet kryesore italiane, për të protestuar
kundër reformave të qeverisë që, sipas gjykimit të tyre, tentojnë
"shkatërrimin e shkollave". Të mërkurën u votuan në parlament
shkurtimet shumëmiliardëshe të Kryeministrit Berluskoni, sipas
të cilave, 130 mijë mësues do të mbeten pa punë. Sipas organizatorëve
të protestave në kryeqytet, morën pjesë rreth 1 milion protestues
dhe se në rang vendi 9 në
10 shkolla nuk zhvilluan mësim.
"Kam punuar për 25 vjet dhe sot
jam këtu për të mbrojtur kolegët
e mi. Mendoj se të gjithë duhet
të kemi një të ardhme dhe jo të
mbetemi pa punë", deklaroi një
mësuese, që merrte pjesë në protestën
e Romës. Ato u zhvilluan
edhe në qytete të tjera si Torino,
Milano, Venecie, Napoli. Në disa
qytete të tjera, ato ka kohë që zhvillohen
në përmasa më të vogla.
Për Kryeministrin italian, ato
janë veçse manipulime që u
bëjnë njerëzve politikanët e së
majtës. Për sa i përket planit të
qeverisë, ai përfshin ndryshime
në shkollimin fillestar, përfshi
rikthimin e modelit të mësueses
së vetme deri në klasën e pestë.
Gjithashtu do të rivendoset
edhe sistemi 10 pikësh për të
vlerësuar nxënësit. Për sa u përket
universiteteve, ato do të përballen me reduktime fondesh.
Ministrja e Arsimit, Mariastella Gelmini, tha se masat do të risillnin
në shkollë seriozitetin dhe përkushtimin ndaj detyrës".
Ndërkohë, përfaqësuesit e Federatës së Punës janë të mendimit
se nuk bëhet fjalë për reforma, por për thjesht shkurtime buxhetore
dhe se qeveria po shkatërron shkollat publike dhe po i
zëvendëson ato me sistemin privat. Opozita e majtë po përpiqet
që të mbledh firma për një peticion për referendum në lidhje
me reformat. Pas shndërrimit të propozimit në ligj, të mërkurën,
në Romë pati edhe momente përleshjesh të demonstruesve me
forcat e policisë.