Ekonomia globale do të vazhdojë të ketë themele që lëkunden
Ekonomia globale do të vazhdojë të ketë themele që lëkunden dhe pavarësisht shenjave të rimëkëmbjes, evidencat nuk janë aq të forta sa të nxirret përfundimi se recesioni aktual po venitet, kjo sipas botimit të fundit të raportit të Dhomës Ndërkombëtare Tregtare mbi tregtinë dhe financën.
Ndërkohë, raporti lajmëron për një optimizëm të tepruar dhe bën thirrje që t‘i jepet një vëmendje programit tregtar dhe financiar të G20-ës, duke treguar me fakte se nuk ka pasur një shenjë të qartë lehtësimi mbi kërkesat kapitale për asetet tregtare, gjë që Dhoma Ndërkombëtare Tregtare e kishte komentuar si mbajtje nën fre të nxitjeve bankare që ofrojnë financat tregtare.
Rreth 86% e personave që morën pjesë në sondazh, deklaruan se nuk kishin pasur lehtësira për sa u përket kërkesave që janë nën regjimin adekuat të kapitalit ndërkombëtar, i njohur si Basel 2, thuhej kështu në njoftimin për shtyp.
I përshkruar në raport si një nga rezultatet më shqetësuese, kostot e rritura të kapitalit vazhduan të ndrydhnin volumin financiar të tregtisë, sidomos në ekonomitë në zhvillim.
Rekomandimet mbi këtë çështje përfshijnë produktet e lira financiare tregtare, duke filluar nga maturimi fillestar njëvjeçar i aplikuar në lënien me qira të fasiliteteve në shumë vende dhe lejimi i tipareve të rrezikut primar për të qenë vendimtar mbi bazat e etapave të industrisë, duke reflektuar natyrën me rrezikshmëri të ulët të financave tregtare.
Raporti i Dhomës Ndërkombëtare Tregtare i referohet gjithashtu edhe çështjes së përballimit të financave tregtare. Një pjesë e madhe e atyre që iu përgjigjën sondazhit, njohën faktin që vendimi i marrë në prill nga G20 për të mbështetur tregtinë me vlerë 250 miliardë $ për një periudhë 2-vjeçare, ishte një hap gjigand drejt përballimit të tronditjeve të tregut, që erdhën nga kriza ekonomike. Dhoma Ndërkombëtare Tregtare lavdëroi zotimin e marrë, por vuri theksin se çelësi tani është të sigurohen qeveritë që të vazhdojnë të ecin në qëllimet e tyre të mira.
Aksione specifike të rekomanduara në raport përfshijnë një zgjerim më të madh të programeve fasilituese për tregtinë e shumanshme, për të shtrirë si kapacitetin, ashtu edhe mbulimin, sidomos për implementim të shpejtë të programeve kombëtare për të garantuar tregun dhe për të siguruar mundësi rifinancimi.
Ndërkohë, Dhoma Ndërkombëtare Tregtare bëri sondazh me 122 banka në 59 vende gjatë muajit korrik dhe gusht dhe kjo është në vazhdimësi të raportit të komisionit bankar të Dhomës, me temë: "Duke rimenduar Financa tregtare 2009", e botuar në mars të këtij viti.
Në dallim nga raporti i mëparshëm që tregoi një rënie të dukshme në vlerën dhe volumin e tregut, 67% e personave në sondazh treguan se volumi i tregut ose ishte rritur, ose qëndroi i njëjtë në gjysmën e parë të 2009-ës.
Raporti gjithashtu theksoi rritjen e kërkesës për financa tregtare në gjysmën e parë të 2009-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2008-ën. Gjithsesi, raporti paralajmëron se një rimëkëmbje për kërkesë në tregun e mallrave, pa një rritje në aftësinë e bankës për të siguruar kredi, do të rrezikonte një zhvendosje të tregut dhe në këtë mënyrë do të vështirësonte rimëkëmbjen globale.
Raporti përfshin se pavarësisht një rikthimi të përshpejtuar në rritjen pozitive, problemet e lidhura me mundësinë e financave tregtare mund të priten nga viti 2010.