E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetet integrimi europian i Shqipërisë

Zv/kryeministri Ilir Meta zhvilloi dje takime me ambasadorët e Greqisë, Italisë dhe Austrisë në Tiranë. Temë e bisedës ishin marrëdhëniet shumë të mira mes vendeve si dhe integrimi europian i Shqipërisë. Ambasadori italian theksoi se Italia është avokate dhe promotore kryesore e Shqipërisë në strukturat e BE-së. Italia mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Ndërsa Meta theksoi se Italia është partneri ynë kryesor strategjik. Po dje, ministri i Jashtëm Meta ka pritur në zyrë edhe ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Nikolas Pazios. Gjatë bisedës, të dyja palët konfirmuan vlerësimin se mes të dy vendeve tona ka një nivel të shkëlqyer të marrëdhënieve të bashkëpunimit në të gjitha fushat, dëshmi kjo e vullnetit politik mes të dyja qeverive dhe bazë solide për të vijuar në thellimin e tyre në të ardhmen. Gjithashtu ministri i Jashtëm priti edhe ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Florian Raunig.

E.Gj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›