E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Basha, takim me Sorecën dhe Lohan

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, priti dje në një takim Shefin e Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zgjerimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Europian Luigi Soreca, të shoqëruar nga kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan. Në këtë takim, ministri Basha informoi zotin Soreca për ecurinë e përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Duke u ndalur te planet e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin e integruar të kufirit, ministri Basha bëri të ditur në këtë takim hapat e ndjekur për instalimin e plotë të sistemit të informacionit për kontrollin kufitar TIMS, për analizën e informacionit kriminal MEMEX, si dhe për kontrollin e kufirit detar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›