Kriza ka dhënë shenja lehtësimi, thotë Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë mendon se ecuria e kursit të këmbimit dhe pozicioni aktual fiskal i qeverisë përbëjnë kërcënimet më të mëdha për ecurinë e indeksit të çmimeve të konsumit në vendin tonë. BSH thotë se presionet inflacioniste janë zbutur dhe se inflacioni deri më sot është i ulët, por rreziqet janë ende të mëdha.
"Një rrezik në kahun rritës për çmimet e konsumit është përcjellja më e lartë e tendencës së fundit rritëse të çmimeve të lëndëve bazë në tregun botëror. Ecuria e kursit të këmbimit, e pritjeve inflacioniste, si dhe pozicioni fiskal i vendit do të vazhdojnë të kushtëzojnë balancën e rreziqeve në të ardhme", deklaroi dje guvernatori Ardian Fullani.
"Qetësimi i pritshëm i këtyre zhvillimeve në kushtet e një ambienti financiar të stabilizuar mirë do të krijojë hapësirat e duhura për rritjen e stimulit monetar në ekonomi", shton më tej BSH.
Inflacioni zyrtar në Shqipëri ka qenë rreth 2.2 për qind gjatë këtij viti, por gjatë muajve të ardhshëm leku i dobët pritet të konvertohet në çmime më të larta për konsumatorët. Përkimi i lekut të dobët me valën rritëse të çmimeve të lëndëve të para në tregun botëror mund të sjellë normë inflacioni të konsiderueshme. Një rrezik tjetër, sipas BSH-së, janë shpenzimet e larta të qeverisë. Banka i kërkoi ekzekutivit të planifikojë një deficit të ulët buxhetor për vitin e ardhshëm. Qeveria është aktualisht duke e përgatitur projektbuxhetin e vitit 2010 dhe sipas të dhënave të para, ka planifikuar një deficit prej më pak se 3.4 për qind. Problemi është se llogaritë e qeverisë nuk e kanë marrë parasysh krizën, gjë që ka sjellë vlerësim jorealist të programit të të ardhurave. Një vlerësim i tillë jorealist për vitin 2009, i krijuar nga refuzimi i qeverisë për të pranuar krizën, solli rritjen e paparashikuar të deficitit buxhetor mbi 6.4 për qind.