Pikat e karburantit, tani me tender
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka zhvilluar dje takimin e parë me shoqëritë e importit dhe tregtimit të karburanteve. Pikë kryesore diskutimi ka qenë ligji aktual për hidrokarburet, i cili konsiderohet nga shoqëritë private tepër i vjetër dhe që duhet ndryshuar. Ministri Prifti ka mbajtur shënim të gjitha propozimet e bëra, me të cilat ndau të njëjtin mendim, por theksoi se kërkonte kohë për të parë nga afër zhvillimin e tregut. Tjetër çështje ishte zbatimi i ligjit të ri për prokurimin publik, i cili detyron shoqëritë e karburanteve që t‘i futen garës me tender për të hapur pikë tregtimi. Ligji është miratuar me kohë, por nuk ka gjetur ende zbatim. Vetë shoqëritë e naftës e mbështesin procedurën e re, me pretendimin se gara do të jetë transparente dhe vendos rregull të plotë në aktivitetin hidrokarbur.
Në takimin e zhvilluar dje gjatë paradites, ministri i Ekonomisë premtoi zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së naftës D2. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u dha të drejtën shoqërive private, të cilat kundërshtonin vendimin e qeverisë për të lejuar vetëm ARMO-n të tregtonte naftë D2. Nisur nga kjo, Inspektorati Qendror Teknik (IQT) ka lëshuar urdhrin që ndalon tregtimin e naftës D2.
Aktualisht sektori i karburanteve në vend duket se po operon në kushte jo komode. Udhëzimet e shpeshta për TVSH-në, ndalimi i naftës D2, kufizimi i futjes së naftës vetëm nga dy porte në të gjithë vendin, depozitat etj., kanë bërë të mundur krijimin e një klime jo fort optimiste.
Për të gjitha çështjet e diskutuara me shoqëritë e importit dhe tregtimit të hidrokarbureve, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shprehu mirëkuptimin për zgjidhje konkrete në interes të përbashkët.
A.Kola