E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, jo me standardet më të larta

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhons, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ecur përpara, ku të gjitha vendet kanë kaluar nëpër tranzicione dramatike politike, ekonomike dhe shoqërore. Suksesi i Kosovës, si një shtet demokratik, i pavarur, tolerant e shumë etnik, tha zoti Xhons, vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm kritik për stabilitetin në rajon. Pavarësia e Kosovës, shtoi ai, është e pakthyeshme.

Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, zoti Xhons tha se ato treguan se është bërë përparim i dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke përfshirë përmirësimet në regjistrimin e votuesve, kartat e identifikimit dhe në kornizën ligjore. "Sipas vlerësimeve të ODHIR-it, zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve, megjithatë nuk arritën të përmbushnin standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike", tha zoti Xhons. Këto komente, zyrtari i lartë amerikan i bëri gjatë një seance të Komisionit Amerikan të Helsinkit mbi sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor. BE, me synimin e tij për t‘u zgjeruar e integruar, ka marrë kohët e fundit përgjegjësi më të mëdha për rimëkëmbjen dhe reformimin e Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›