Partia Socialiste humbet një deputet të grupit parlamentar, PDI pa deputet
Deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri deklaruan dje krijimin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, e cila do të drejtohet nga deputeti i Qarkut të Vlorës, Idrizi. Të dy deputetët kanë bërë kapërcimin politik, ku Idrizi "lë" Partinë Socialiste, ndërsa Tahiri shkëputet nga PDI për të formuar Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Në qendër të programit të PDU-së do të jetë zgjidhja e çështjes kombëtare, mbi të gjitha ajo e popullsisë çame. PDU do të jetë forca më e re që do t‘i shtohet spektrit politik shqiptar. Idrizi nuk e qartësoi pozicionim që do të ketë kjo forcë politike, duke theksuar se PDU do të bëhet pjesë e atij koalicioni që do të plotësojë kushtet e saj programore. Por të paktën në dukje kjo parti duket se do të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, duke siguruar edhe përfaqësim në nivel zëvendësministrash dhe ambasadorësh, lëvizje kjo që do t‘u garantonte të ngrinin çështjet e ravijëzuara në program.
"Ne do t‘i kërkojmë qeverisë shqiptare të krijojë një institucion të mirëfilltë, komitetin kombëtar të shqiptarëve jashtë vendit, përgjegjës për problematikën e tyre juridike, politike dhe kulturore", tha Idrizi. Sipas tij, PDU lind si një domosdoshmëri për t‘i dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve kombëtare, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve, sipas tij, janë lënë në harresë nga partitë e mëdha. "Ne do të inkurajojmë unifikimin e gjuhës shqipe dhe komunikimet kulturore, arsimore në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët, Mal të Zi, Maqedoni. Ne do të punojmë për krijimin e një hapësire të përbashkët ekonomike panshqiptare, sipas modeleve perëndimore, pra për krijimin e asaj që Arbër Xhaferri e ka quajtur Komunuelth ekonomik të shqiptareve. Ne do të bëhemi zëri më serioz përfaqësues i ish-pronarëve shqiptarë në Shqipëri, Greqi apo kudo qofshin", tha Idrizi. Ish-socialisti Idrizi theksoi se mbështetur dhe konform së drejtës që na jep Kushtetuta dhe ligji nr. 8580 "Për partitë politike", kemi vendosur shpalljen e partisë së re. "PDU është një parti që ka në programin e saj në mënyrë ekskluzive promovimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare. Duke bërë gjithçka me cilësi të re, me energji të përqendruara te zgjidhja e saj, e në veçanti zgjidhjen e çështjes çame", tha Idrizi. Në fund të fjalës, deputeti dhe kryetari i PDU sqaroi se ftesa e bashkëpunimit është e hapur edhe për PDI-në.