E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia globale në rënie

 

Organizata për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik parashikon disa tremujore me dobësim të zhvillimit ekonomik. Parashikimet prekin të gjithë botën, por kryesisht pjesën më të madhe të 30 vendeve anëtare, ku bën pjesë edhe SHBA, Japonia dhe disa vende evropiane, në parashikimin për rritjen ekonomike të vitit 2009. Rrija ekonomike në vendet anëtare të OSBE-së do të bjerë me 1.8 për qind këtë vit dhe 1.7 për qind vitin e ardhshëm, thuhet në parashikimin e saj. Kjo mund të krahasohet me parashikimin e mëparshëm për 2.3 për qind në 2008 dhe 2.4 për qind në 2009. Rritja e dobët ekonomike në SHBA po i zvarrit dhe ul parashikimet e përgjithshme. Ekonomia amerikane është rritur vetëm me 1.2 për qind për 2008 dhe do të rritet 1.1 për qind në 2009, thuhet nga OECD. Rritja ekonomike në vendet e euros dhe Japoni do të ngadalësohet me 1.7 për qind këtë vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›