E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë turistike: Do akomodojmë shqiptarët

TIRANË- Kompanitë turistike në Tiranë kanë reaguar pas lajmit të transmetuar në NEWS24 mbi bllokimin në Sharm El Sheik të 160 shqiptarëve.

Kompanitë turistike në Tiranë që mundësuan udhëtimin turistik deklarojnë për NEWS24 se bllokimi i shqiptarëve ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të një prej avionëve carter, me të cilët do kryhej udhëtimi i tyre drejt Tiranës.

Kompanitë shprehen se kanë marrë masa për sistemimin dhe akomodimin e tyre deri në realizimin e fluturimit të tyre drejt Tiranës.

Reagimi i kompanive turistike pasagjerët shqiptarë u ankuan se nuk kishin asnjë përgjigje nga kompanitë turistike në Tiranë dhe se një pjesë e pasagjerëve, fëmijë kishin mbetur pa trajtim.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›