E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinezet te interesuar te ndertojne linjen e tramit

Ndertimi i linjave te tramit ne Tirane, projekti strategjik i lancuar nga kryebashkiaku Basha ka ngjallur interes te madh tek kompanite prestigjioze nderkombetare. Korporata Shteterore Kineze per Ndertim dhe Projektim, China State Construction Engineering Corporation, qe eshte edhe kompania e trete me e madhe ne bote per ndertime, ka shprehur interes per ndertimin e linjes se tramit nga terminali multimodal i pasagjereve, permes bulevardit te ri, deri ne sheshin “Nene Tereza”. Zyrtarisht, kjo kompani i ka paraqitur Bashkise se Tiranes interesin e saj, per financimin dhe ndertimin e kesaj linje, nepermjet partneritetit publik privat.

Interes eshte shfaqur edhe per ndertimin e linjes tjeter te tramit, ate qe lidh Kombinatin me Kinostudion. Perfundimi i studimit te fizibilitetit te kesaj linje, nga kompania “Egis - International”, financuar nga qeveria franceze, me nje grant prej 750 mije euro ka faktuar se ndertimi i kesaj linje eshte i leverdishem, gje qe ka nxitur kompanite te shprehin interesin e tyre per ndertimin e saj. Kompania “Egis - International” eshte duke perfunduar modelin e financimit per linjen Kinostudio – Kombinat. Bashkia e Tiranes po shqyrton interesin e shprehur, ne menyre qe pas percaktimit te modelit te financimit, t’i hape rruge ndertimit te linjes se tramvajit Kombinat-Kinostudio. Venia ne funksionim e sherbimit te tramit ne Tirane, sipas Bashkise se Tiranes, do te kete nje impakt te menjehershem, ne modernizimin dhe uljen e kostos se levizshmerise per qytetaret dhe ne permiresimin e cilesise se ajrit dhe ambientit ne Tirane. Keto investime pritet te sjellin nje transformim teresor te mentalitetit te levizjes ne Tirane, duke orientuar me shume qytetare drejt transportit publik dhe duke ulur ndjeshem nevojen per perdorim te automjeteve private brenda qytetit. Nisja se shpejti e ndertimit te bulevardit te ri, si dhe projektet strategjike te terminalit multimodal te pasagjereve dhe te linjave te tramvajit do te ndikojne fuqishem ne zhvillimin ekonomik, nxitjen e punesimit dhe permiresimin e cilesise se jetes se qytetareve te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›