Ekonomiku, përcaktohen datat e provimeve të vjeshtës për studimet e pjesshme
Jonida Tashi
Fakulteti Ekonomik i Tiranës përcakton datat e provimeve të vjeshtës për studentët e vitit të parë me sistemin e pjesshëm. Sipas vendimit të marrë nga drejtuesit e këtij fakulteti, sezoni i provimeve të vjeshtës për studentët e vitit të parë, të studimeve me kohë të pjesshme do të çelet më 17 tetor për të përfunduar në datën 25 të po këtij muaji. Studentët do të kenë vetëm katër ditë kohë në dispozicion për t’iu nënshtruar provimeve të padhëna ose të pamarra më parë.
Provimet
Në ditën e parë të sezonit të provimeve të vjeshtës, që përkon me ditën e shtunë të kësaj jave, do të zhvillohen dy provime që janë: Hyrje në ekonomi dhe Baza marketingu. Një ditë më pas, në datën 18 tetor, do të vijohet me dy provime të tjera, Menaxhim biznesi dhe Komunikim biznesi. Pas përfundimit të këtyre provimeve, drejtuesit e Ekonomikut kanë vendosur të lënë disa ditë pushim midis provimeve, për të vazhduar me provimet e radhës në datën 24 tetor, ditë në të cilën do jepen provim dy lëndë të tjera, Mikroekonomi dhe Histori e ekonomisë. Ndërsa ditën e fundit të provimeve të sezonit të vjeshtës, në datën 25 tetor, do të jepet vetëm një lëndë ajo e Matematikës. Për shkak të vështirësisë që ka kjo lëndë, ndryshe nga ditët e tjera ku studentët duhet të japin dy provime, është vendosur që dita e fundit të sezonit të mbyllet vetëm me provimin e Matematikës.
Mbartja
Sipas rregullores së Fakultetit Ekonomik, studenti ka të drejtë të hyjë në sezonin e vjeshtës (sesioni i riprovimeve) në të gjitha provimet që ka të pashlyera nga viti/vitet akademik(e) që ka ndjekur. Studenti kalon në vitin pasardhës në rast se i kanë mbetur pa shlyer lëndë që në sistemin e krediteve përbëjnë të paktën 50 për qind të krediteve të vitit (viteve) paraardhëse. Ky rregull është në fuqi vetëm për studentët e viteve të para dhe të dyta që e zhvillojnë mësimin me programet e reja të bazuara në Deklaratën e Bolonjës. Studenti bursist humbet të drejtën e bursës për vitin që përsërit. Kurse studenti në sistemin pa shkëputje nga puna (korrespondencë), është i detyruar që në vitin pasardhës, të shlyejë paraprakisht detyrimet e mbetura; mbas kësaj, atij i lind e drejta të shlyejë detyrimet e kursit që ndjek.
Riprovimet
Studenti i vitit të fundit që, në përfundim të provimeve të kursit, rezulton me deri tri detyrime të palikuiduara, ka të drejtë t’i likuidojë ato në një periudhë të caktuar nga dekanati, përpara sesionit të provimit të shtetit. Studenti që shlyen këto detyrime, lejohet të hyjë në provimin e formimit ose në mbrojtjen e diplomës. Në rast të kundërt, detyrohet të shlyejë këto detyrime në sesionin e riprovimeve (të vjeshtës), ndërsa diplomimi bëhet në sesionin e dimrit. Studentët e vitit të fundit, që në përfundim të sesionit të verës rezultojnë me më shumë se tre detyrime të pashlyera, konsiderohen përsëritës për atë vit shkollor. Në çdo fund sesioni, dekanati shpall studentët përsëritës dhe ata të përjashtuar. Studentët që lëvizin në kuadrin e projekteve e programeve ndërkombëtare në të cilat Fakulteti i Ekonomisë merr pjesë, lirohen nga detyrimet e frekuentimit të parashikuara. Atyre u njihen provimet e dhëna jashtë shtetit për lëndët e ngjashme dhe kur kthehen në atdhe, mbi bazën e ekuivalentimeve nga departamentet përkatëse duhet të shlyejnë detyrimet e lëndëve të tjera.
Rregullorja e Fakultetit, riprovimet dhe mbartja
Studenti kalon në vitin pasardhës në rast se i kanë mbetur pa shlyer lëndë që në sistemin e krediteve përbëjnë të paktën 50 për qind të krediteve të vitit (viteve) paraardhëse.
Studenti bursist humbet të drejtën e bursës për vitin që përsërit. Kurse studenti në sistemin pa shkëputje nga puna (korrespondencë), është i detyruar që në vitin pasardhës, të shlyejë paraprakisht detyrimet e mbetura; mbas kësaj, atij i lind e drejta të shlyejë detyrimet e kursit që ndjek.
Studenti i vitit të fundit që, në përfundim të provimeve të kursit, rezulton me deri tri detyrime të palikuiduara, ka të drejtë t’i likuidojë ato në një periudhë të caktuar nga dekanati, përpara sesionit të provimit të shtetit.
Studenti që shlyen këto detyrime, lejohet të hyjë në provimin e formimit ose në mbrojtjen e diplomës. Në rast të kundërt, detyrohet të shlyejë këto detyrime në sesionin e riprovimeve (të vjeshtës), ndërsa diplomimi bëhet në sesionin e dimrit.
Studentët e vitit të fundit, që në përfundim të sesionit të verës rezultojnë me më shumë se tre detyrime të pashlyera, konsiderohen përsëritës për atë vit shkollor.
Datat e provimeve të vjeshtës, për sistemin me kohë të pjesshme
Data Lënda Ora
17. 10. 2009 Hyrje në Ekonomi 08.30
Baza marketingu 12 00
18. 10. 2009 Menaxhim biznesi 08 30
Komunikim biznesi 11 00
24. 10. 2009 Mikroekonomi 14 00
Histori e ekonomisë 17 00
25. 10. 2009 Matematikë 14 00
Ministri Tafaj: “Godina të reja për universitetet shqiptare”
Vetëm një ditë pas fillimit të vitit të ri akademik në universitete, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka bërë një analizë për shkollat e larta në Komisionin e Punës dhe të Edukimit. Sipas Tafajt, ky vit ka filluar më mirë nga ana e infrastrukturës, pasi kanë nisur të ndërtohen godina shtesë në disa kampuse. Ministri i Arsimit ka pohuar se këtë vit janë bërë dhe shumë investime në bazë shkencore, pasi janë vënë në dispozicion të studentëve 69 laboratorë të rinj. Ministri ka shtuar gjithashtu se po shikohet mundësia për të hapur filial të Universitetit të Tiranës në Berat dhe një filial të Universitetit të Vlorës në Fier. I vetmi problem ende mbetet sigurimi i ambienteve për mësim dhe pedagogëve.
14 Tetor 2009