Shpresat munden në fund nga Skocia
Në një “Ruzhdi Bizhuta” thuajse pa shikues, Shqipëria U-21 humbi minimalisht 0-1 me Skocinë e kësaj moshe, në ndeshjen e parë të vlefshme për grupin 10 eliminator të Kampionatit Europian U-21 2011. Shqipëria përgjithësisht e dominoi takimin, pavarësisht se nuk pati raste të pastra për të shënuar, por u ndëshkua nga skocezët me një penallti të shndërruar në gol nga zëvendësuesi Kristofer Mekguajër në minutën e 86-të. Ndeshje midis dy kundërshtarëve tërësisht të panjohur për njeri-tjetrin kishte më shumë nuanca taktike nga të dy trajnerit, për të mos humbur në ballafaqimin e parë historik midis tyre në nivel U-21, por që në përfundim të 90 minutave pa fitues miqtë nga Skocia.