E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria bën pronar klubin sportiv “Vllaznia”



Qeveria bën pronar klubin sportiv “Vllaznia” të Shkodrës. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin “për kalimin në pronësi të Bashkisë së Shkodrës të truallit pranë ish-SMT-së, Shkodër, për ndërtimin e terreneve sportive të klubit të futbollit “Vllaznia””, i propozuar nga ministri i Brendshëm. Me këtë vendim, Kryeministri Sali Berisha mban premtimin e dhënë më parë qytetarëve të Shkodrës, për t’i mundësuar klubit të futbollit “Vllaznia” ndërtimin e terreneve sportive të mjaftueshme për stërvitjen e të rinjve të këtij klubi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›