E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, aksident rrugorë, 16 të vdekur, 20 të plagosur

Një autobus ka përplasur disa kalimtarë në juglindje të Bullgarisë duke lënë të vdekur të paktën 16 vetë dhe plagosur më shumë se 20 të tjerë, bënë të ditur burimet zyrtare. Policia tha se shoferi i autobusit me sa duket ka humbur kontrollin e mjetit pas një problemi tek sistemi i frenimit teksa zbriste nga një rrugë malore pranë qytetit të Yambolit. Ndërkaq, viktimat po i ngjiteshin malit në një festë tradicionale. Katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin disa të moshuar, të cilët janë mes viktimave. Në total humbën jetën 11 gra, katër burra dhe një 16 vjeçar. Parlamenti në Sofje mbajti një minutë heshtje për viktimat, ndërsa qeveria shpalli të premten ditë zie kombëtare. Drejt vendit të aksidentit të rëndë u nisën edhe presidenti Bullgar Georgi Parvanov dhe kryeministri Sergei Stanishev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›