Gratë që lindin, qeveria, 50 mijë lekë shpërblim
Qeveria shpërblen me 50 mijë lekë shpërblim gratë që lindin. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua fondi i nevojshëm për përballimin e shpenzimeve për shpërblimin prej 5 mijë lekësh për lindjen e fëmijëve. Ky fond i shkon si shtesë buxhetit të vitit 2009 për Ministrinë e Brendshme. Domosdoshmëria e paraqitjes dhe e miratimit të këtij vendimi rrjedh nga detyrimi i zbatimit të dispozitave të ndryshuara ligjore, në bazë të të cilave parashikohet shpërblimi në masën 5 mijë lekë (pesë mijë), për lindjet brenda vendit, të deklaruara brenda 60 ditësh dhe për lindjet jashtë vendit, të deklaruara brenda 90 ditëve. Ky vendim eliminon edhe mundësinë e abuzimit me marrjen më shumë se 1 herë të këtij shpërblimi.