E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Qeveria, 1.65 miliardë lekë shtesë KQZ-së



Këshilli i Ministrave vendosi dje të akordojë një fond shtesë prej 1.65 miliardë lekësh të vjetra për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Duket se këto fonde do të përdoren për përballimin e fushatës zgjedhore. Sipas këtij fondi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në buxhetin e vitit 2009 do të ketë 90 milionë lekë për paga e sigurime shoqërore e shëndetësore, 10 milionë lekë për mallra e shërbime si dhe 65 milionë lekë për t’ua shpërndarë subjekteve zgjedhore. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009. Duket se puna e parë që KQZ-ja do të bëjë, është ndarja e parave për partitë politike, të cilat do të marrin të total 650 milionë lekë të vjetra. PD dhe PS do të marrin së bashku gjysmën e këtij fondi, ndërsa pjesa tjetër do të ndahen mes të gjitha partive të vogla parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›