E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Bien prurjet, tërhiqet energjia nga Kosova

Autori i Lajmit: red.
Vendi rrezikohet këtë vit nga thatësira, çka vështirëson furnizimin me energji të qytetarëve. Drejtuesit e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare deklarojnë se prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin janë përgjysmuar kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Niveli i Fierzës ka arritur në 283.6 metra, duke pësuar një rënie prej 16 cm në ditë. KESH-i njofton se janë marrë masat për të përballuar një situatë të tillë nëpërmjet rritjes së importit, tërheqjes së energjisë së depozituar në Kosovë dhe shkëmbimeve që po bëhen me Greqinë. KESH-i ka krijuar në kaskadën e Drinit një rezervë energjetike prej 930 milionë kilovat orë, ndërkohë që 180 milionë kilovat orë të tjerë janë depozituar në Kosovë. Prej disa ditësh nga nisur tërheqja e kësaj sasie energjie për të plotësuar kërkesat e vendit gjatë këtij sezoni turistik. Aktualisht, në shkallë vendi konsumohen 16 milionë kilovat orë energji, nga të cilat rreth 10 milionë kilovat orë prodhohen nga hidrocentralet dhe pjesa tjetër importohen.
Reduktohet importi
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka reduktuar ndjeshëm importin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht importohen 3.2 milionë kilovat orë në ditë, ndërkohë që 11.2 milionë kilovat orë prodhohen nga hidrocentralet. Për shkak të ngrohjes së motit, konsumi i energjisë në shkallë vendi ka rënë deri në 14.4 milionë kilovat orë në ditë. Pavarësisht nivelit të lartë të prodhimit vendas, situata hidrike në kaskadën e lumit Drin paraqitet optimale. Niveli i Fierzëës ka arritur në 293.3 metra, ndërsa prurjet llogariten në 92 metra kub ujë në sekondë. Pozitive paraqitet situata edhe në Koman dhe në Vaun e Dejës, ku niveli i ujit ka arritur respektivisht në 172.4 metra dhe 74.2 metra. Edhe gjatë muajve të ardhshëm, KESH-i do të vazhdojë të ndjekë strategjinë e kombinimit të prodhimit vendas të energjisë me importin, me qëllim ruajtjen e rezeravve për stinën e verës, kur vendi përfshihet nga thatësira, por edhe për dimrin, kur rritet ndjeshëm konsumi i energjisë. Burime të tjera shtesë për furnizimin e konsumatorëve janë edhe energjia e depozituar në Kosovë, si dhe rezerva energjetike në kaskadën e lumit Drin.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›