Vendosen mbi 70% e matësave tek konsumatorët e pajisur
Autori i Lajmit: red.
Deri tani, mbi 70% e konsumatorëve janë pajisur me sistemin e matjes së energjisë, ndërsa mbeten edhe 80 mijë abonentë, që janë ende pa matësat e energjisë, bënë të ditur sot për ATSH-në, burimet zyrtare të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë, (OSSH). Sipas tyre, janë vendosur te konsumatorët familjarë, rreth 40 mijë matësa, tek ata privatë janë vendosur mbi 5 mijë matësa. Gjithashtu, edhe tek subjektet që klasfikohen për një konsum të lartë të energjisë, OSSH ka vendosur 1.400 panele matjeje. Deri në fund të vitit, do të përfundojë plotësisht vendosja e matësave të energjisë elektrike tek çdo konsumator, bënë të ditur burimet e OSSH-së. Në 3-mujorin e dytë të këtij viti, nivelet e arkëtimit të energjisë elektrike të faturuar, janë përmirësuar ndjeshëm, duke realizuar dhe objektivin e caktuar në fillim të vitit, bënë të ditur, burimet zyrtare të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, (OSSH). Sipas këtyre burimeve, përmirësime të ndjeshme kanë pësuar arkëtimet nga konsumatorët familjarë, me tendencë përmirësimi të mëtejshme. Kështu, ndërsa në muajin prill, u arkëtuan 81% e energjisë së faturuar, në muajin qershor, arriti në 85%. Edhe konsumatorët privatë kanë rritur pagesat e energjisë së faturuar, duke arritur në muajin qershor në nivelin e 98%, bënë të ditur burimet e OSSH-së.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008