E Shtunë, 31 Tetor 2026

Licencimi në sektorin e agropërpunimit, rritet me 2.3% numri i subjekteve

Autori i Lajmit: red.
Numri i subjekteve të reja të licencuara në shkallë vendi në sektorin e agropërpunimit është rritur 2.3 përqind në 6 muajt e parë të këtij viti, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sipas burimeve nga Drejtoria e Kontrollit Ushqimor në dikasterin e Bujqësisë, në 6-mujorin e parë të vitit, gjatë kësaj periudhe janë rilicencuar në masën 100 % bizneset që ushtrojnë aktivitet në industrinë agroushqimore, të cilat i janë nënshtruar proçedurave dhe kërkesave të reja për aktivitetin e tyre sipas standardeve europiane. Drejtoria e Kontrollit Ushqimor, njofton se për rritjen e sigurisë ushqimore, janë shtuar ndjeshëm kontrollet për cilësinë dhe standardet e ushqimeve që tregtohen në vend si dhe numri i analizave që kryhen në laboratorët e ushqimit. Ndërkohë që licencimet janë dhënë kryesisht për prodhimin e lëngjeve të frutave, pijeve alkolike, perimeve të konservuara, etj.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›