Ekspertët: Banka shkeli ligjin me blerjen e ish-hotel “Dajtit"
Sipas tyre, ky është një transaksion me qëllim arkëtimin nga qeveria të 30 milionë eurove
Ervin KOÇI
Tri ditë më parë, Banka e Shqipërisë bleu ish-hotel “Dajtin” nga qeveria, me një vlerë prej 30 milionë eurosh, përmes një kontrate shitjeje të drejtpërdrejtë, me kushtin që qeveria të ketë e drejtën e parablerjes nëse banka do ta rishesë. Por asnjë prej institucioneve shtetërore që kanë lidhje me këtë transaksion nuk sqaron se çfarë ndodhi dhe se pse shërbeu kjo shitblerje. Madje as blerësi, Banka e Shqipërisë, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për këtë veprim. Veprimi ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë, sa që për këtë veprim nuk ishin vënë në dijeni as anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, të cilët lajmin për blerjen e ish-hotel “Dajtit” e kanë mësuar nga mediat. Për këtë veprim nuk japin sqarime as zyrtarët e Ministrisë së Financave, të cilët shprehen se nuk dinë gjë, për shkak se nuk kanë qenë ata propozues të vendimit. Megjithatë, MF-ja praktikisht mund të arkëtojë 30 milionë euro si zë “të ardhura nga privatizimi” në rast se transaksioni shkon deri në fund. Opozita akuzoi dje Bankën e Shqipërisë se po i nënshtrohet presionit të qeverisë për të dhënë financime jashtë kuadrit ligjor.
Shitblerja
Këshilli i Ministrave diskutoi një propozim të vetë kryeministrit Sali Berisha dhe miratoi vendimin për të shitur ndërtesën e ish-hotel “Dajtit” te Banka e Shqipërisë. Vendimi arsyeton se hoteli me 89 dhoma do të përdoret përkohësisht si godinë e administratës së BSH-së, e cila ka nisur procedurat për rikonstruksionin dhe zgjerimin e godinës kryesore në qendër të Tiranës. Por, marrja e ish-hotel “Dajtit” në mënyrë të përkohshme mund të kryhej edhe pa pagesë ose me qira, pra nuk ishte e nevojshme një transaksion financiar i këtyre përmasave. Për më tepër, gjatë dy viteve të fundit, BSH-ja ka marrë me qira apo ka blerë ambiente të shumta në vende të ndryshme të Tiranës, në përgatitje të rikonstruksionit të selisë qendrore. Por, problemi më i madh është se BSH-ja funksionon ligjërisht si arka e qeverisë shqiptare dhe në rast se ajo do të paguajë 30 milionë euro te qeveria, atëherë qeveria do t’i shesë vetes së vet një ndërtesë që do ta paguajë po ajo vetë. Shkurt, një veprim i tillë nuk ka kuptim nga pikëpamja financiare, por mund të ketë kuptim nga pikëpamja e buxhetit të shtetit.
Funksioni i BSH-së
Banka e Shqipërisë funksionon si një kompani nën pronësinë e qeverisë. Fitimet që ajo nxjerr nga monopoli i prodhimit të parasë dhe nga interesat që u mban bankave për kreditë që jep, i transferohen MF-së, e cila i përdor për shpenzimet e buxhetit të shtetit. Në rast se 30 milionë eurot do të dalin nga fitimet e këtij viti të BSH-së, atëherë sasia e parave që do të mbërrijë te MF-ja do të jetë e njëjtë. Për këtë arsye, një shitblerje e tillë nuk ka kuptim financiar. Një pagesë shtesë prej 30 milionë eurosh nga BSH-ja për te qeveria mund të klasifikohet ligjërisht si financim direkt. Banka e Shqipërisë dhe qeveria patën mosmarrëveshje të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar, kur MF-ja kërkoi herë pas here kredi direkte te Banka Qendrore për të mbuluar deficitin e buxhetit. Sipas këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kredia direkte duhet të përdoret në një masë jo më të madhe se 3 për qind e të ardhurave mesatare buxhetore të tre viteve të fundit dhe duhet të shlyhet brenda pak muajsh. Ajo është një masë ekstreme, që duhet të përdoret vetëm në kushte ekstreme, për shkak se kredia direkte përbën emetim shtesë monetar dhe rrezikon stabilitetin makroekonomik të vendit.
Reagimi i opozitës
Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzoi dy ditë më parë BSH-në se po ndihmon qeverinë financiarisht përtej limiteve të saj ligjore. Duke folur para tendës së grevës së urisë që po zhvillojnë disa deputetë dhe simpatizantë të PS-së, Braçe e komentoi vendimin e qeverisë për shitjen e ish-hotel “Dajtit” si një tregues të gjendjes së vështirë financiare të qeverisë. “Arka e shtetit është bosh. Një akt i fundit i qeverisë dhe i bankës së Shqipërisë, me një pasuri publike në proces privatizimi apo shitje, dëshmon edhe më qartë që arka e shtetit vazhdon të jetë gjithnjë e më tepër bosh”,- tha Braçe. “Një operacion i pastër që nuk justifikon blerjen e këtij objekti nga ana e BSH-së, por që dëshmon qartësisht dhënien e parave nga BSH-ja, për arkat bosh të qeverisë së Sali Berishës”,- vijoi ai, duke përmendur se BSH-ja ka marrë me qira një vilë të përdorur më parë nga kompania rentiere “VEFA”, si dhe ambiente të tjera në pallate të reja. Braçe akuzoi guvernatorin e BSH-së si të “linjëzuar” politikisht. “Një përfaqësues tashmë i kthyer totalisht në politik, që drejton si guvernator BSH-në, ortak i vjetër me Sali Berishën, që nga viti 1996, po mundohet të mbajë në këmbë një ngrehinë, e cila duhet të kishte rënë, për shkak të arkave bosh që ka”,- tha Braçe.
Të dhëna mbi ish-hotel “Dajtin”
124 shtretër
85 dhoma
72 dhoma me tualet
13 dhoma pa tualet
6 suita
1 restorant
1 sallë kokteji për 200 persona
1 sallë konferencash deri në 60 persona
1 sallë mbledhjesh etj.
15 Maj 2010