Ekspertët: Duhet operacion për Kushtetutën
Të ngarkuarit e Kuvendit, Ilir Rusmali dhe Ylli Bufi, për të përgatitur amendimet kushtetuese për të kufizuar imunitetet, kanë organizuar dje një takim me konstitucionalistët dhe ekspertët më të mirë të vendit për të kërkuar mendimin e tyre për këtë çështje. Konstitucionalistët e pranishëm, si dhe përfaqësuesi i OSBE-së, ishin të gjithë dakord që Kushtetuta duhet të amendohet për sa i përket imunitetit të parlamentarëve. Konstitucionalistja Aurela Anastasi, Aleks Luarasi, Vasilika Hysi u shprehën se mjafton që të gjendet një model i mirë nga vendet e Perëndimit për ta aplikuar në Shqipëri, për sa i përket kufizimit të imunitetit të deputetëve. Rusmali dhe Bufi ndërhynë duke kërkuar mendimin e tyre. Bufi u shpreh se në Evropë ka tri modele për imunitetin dhe u kërkoi ekspertëve një zgjedhje nga ana e tyre. “Kemi modelin klasik që deputetët kanë një imunitet dhe kërkohet autorizim për ndjekje ndaj tyre. Kemi modelin e vendeve skandinave, të cilat nuk kanë imunitet për deputetët, si dhe kemi modelin e Francës dhe Italisë, të cilat lejojnë me raste të përcaktuara se kur ndiqet një deputet”, - tha Bufi për modelet. Aurela Anastasi dha një propozim konkret. “Mendoj se autorizimi i Kuvendit për ndjekjen e deputetëve duhet të hiqet, por ky autorizim duhet të jetë kur preken të drejtat e deputetit”, - tha ajo. Përfaqësuesi i OSBE-së u shpreh me të njëjtin mendim me atë të ekspertëve, për të kufizuar imunitetin e parlamentarëve.
Debati për drejtësisë
Ekspertët patën një debat në lidhje me imunitetet në sistemin e Drejtësisë, i ngacmuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Ruslami. Ai tha se Kushtetuta i ka lënë të drejtë sistemit të drejtësisë për të kufizuar imunitetet. Por ai shtoi se a ka logjikë që këtë ia ka lënë vetvetes? Rusmali kërkoi që Kuvendi të japë një sinjal politik që nuk pajtohet me të keqen. “Ia ka lënë Gjykatës Kushtetuese, vetvetes. Pse nuk ia lë Parlamentit? Pse pushtetin ekzekutiv ia ka lënë legjislativit, pra Kuvendit? Ndërsa për gjyqësorin ia lë vetë gjyqësorit. A është ky një potencial abuzimi? Unë them se është. Unë mendon se mund të modifikohet. Parlamenti duhet të ndërhyrë për të dhënë një sinjal politik. Ta ndryshojë Kushtetutën për të shprehur vullnetin që nuk pajtohet me të keqen. Ky është një motiv sublim”, - tha Ruslami, i cili shtoi se “kupolës (krerëve të institucioneve të Drejtësisë) mund t’ia japim mbrojtje, por jo atyre që s’kanë lidhje, që s’e kanë të nevojshme”. Drejtuesja e Komitetit të Helsinkit, Vasilika Hysi, u shpreh se kjo qëndron si sinjal politik, por duhet parë me kujdes. “Si mesazh politik shkon. Por unë kam një pyetje përsëri. Do të thosha që në rast se ne e bëjmë një gjë të tillë, jemi të sigurt që procedimet do të objektive dhe jo politike, jo nën presion?”, - u përgjigj duke pyetur Hysi. Konstitucionalistja Anastasi u shpreh se në rast se do të kufizohet imuniteti i sistemit të drejtësisë, atëherë duhet ndërruar thelbi i Kushtetutës së vendit, por gjithsesi ajo mbetej optimiste. “Në këtë pikëvështrim që e shtrini ju, është për të thënë se a i qëndron kjo Kushtetutë atributeve që i ka dhënë pushtetin gjyqësor? Po i hytë kësaj, keni ndryshuar shumë gjëra nga kjo Kushtetutë. Por çdo gjë është e mundur, por do të jetë një ndryshim i madh. Po i hymë debatit të imunitetit në të gjitha aspekte, atëherë do të ndërhyjë debati për pavarësinë dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale. Do të jetë i gjatë, por që mund të bëhet”, - tha Anastasi. Profesor Aleks Luarasi u shpreh se sistemi aktual është i korruptuar dhe duhet me patjetër një operacion, por me kujdes të madh. “Sistemin e drejtësisë e kemi të korruptuar, dhe ashtu është. Duket që kjo sëmundje nuk po shërohet. Por kam frikë që një operacion i thellë me bisturi, do të dojë kohën e tij. Megjithatë një operacion duhet bërë. Por unë them të mos nxitohemi”, - tha Luarasi.
Debati mes konstitucionalistëve për imunitetin e sistemin e drejtësisë
Ilir Rusmali
Kryetari i Komisionit të Ligjeve
Po u destabilizuan ata (gjyqtarët dhe prokurorët), destabilizohet politika. A do të ishte tërësisht politikisht korrekte, që nisur nga fakti që sistemin e kemi të korruptuar, të japim sinjalin ligjor, vullnetin politik të Kuvendit? Nuk i veshim me imunitet, sepse duhet të pastrohen.
Vasilika Hysi
Kryetare e Komitetit të Helsinkit
Në lidhje me shqetësimin tuaj (të Ilir Ruslalit) unë kam një kundërpyetje. Çfarë e ka penguar që për gjyqtarë të ketë procedim?
Ilir Rusmali
Kryetari i Komisionit të Ligjeve
Përgjigjja ime është se në këmbë është ngritur një sistem familjariteti. Gjyqtarët dhe prokurorët e konsiderojnë zanatin e tyre ortakëri. Mjetet me të cilat ata i bëjnë favore njëri-tjetrit dhe mbrojnë njëri-tjetrin, me ose pa imunitet. Nuk qëllon kurrë që një prokuror që procedojë një gjyqtar. Edhe kur ka denoncime, ua mbulojnë ato. Nuk ndodh kurrë që prokurorët të hetojnë apo gjyqtarët të gjykojnë një prokuror. Janë shokë, janë “vëllezër”, janë “motra”. I ka bashkuar e keqja. Parlamenti sot duhet t’u thotë që nuk e duroj dot më këtë ortakëri në kurriz të ligjit. Nuk u duket mirë ky si një sinjal politik? Sigurisht që kjo nuk e pastron drejtësinë, por Parlamenti bën atë që ka në dorë. Me instrumentin e vet, me ligjin si kamxhik.
Vasilika Hysi
Kryetare e Komitetit të Helsinkit
Si mesazh politik shkon. Por unë kam një pyetje përsëri. Do të thosha që në rast se ne e bëjmë një gjë të tillë, jemi të sigurtë që procedimet do të objektive dhe jo politike, jo nën presion? Këtu dua të sjell në vëmendje Raportin e Komisionit të Venecias në vitin 2006. Parlamenti duhet të mbrojë një paketë tjetër ligjore për mbrojtjen e tyre. Kush garanton më vonë që një deputet i pandërgjegjshëm, kur i preken interesat, ndërhyn politikisht?
Ilir Rusmali
Kryetari i Komisionit të Ligjeve
Me bindje them se nuk ekziston sistemi (ideal). Nuk mund t’i jepet e vetme e drejta për të vënë apo hequr imunitetin. Ia ka lënë Gjykatës Kushtetuese, vetvetes. Pse nuk ia lë Parlamentit? Pse pushtetin ekzekutiv ia ka lënë legjislativit, pra Kuvendit. Ndërsa për gjyqësorin ia lë vetë gjyqësorit. A është ky një potencial abuzimi? Unë them se është. Unë mendon se mund të modifikohet. Parlamenti duhet të ndërhyrë për të dhënë një sinjal politik. Ta ndryshojmë Kushtetutën për të shprehur vullnetin që nuk pajtohet me të keqen. Ky është një motiv sublim. Kupolës mund t’ia japim mbrojtje, por jo atyre që s’kanë lidhje, që s’e kanë të nevojshme, gjyqtarët e tregtarët apo gjyqtarët administrativë. Për çfarë duhet t’ua japim imunitetin?
Aurela Anastasi
Konstitucionaliste
Qëllimi i kësaj në Kushtetutë ka qenë që të krijojnë një pavarësi të rreptë pushtetesh. Ka krijuar qeverinë e gjyqtarëve, pavarësisht se sa ka qenë e suksesshme, krijoi këtë “qeveri” për të vetëadministruar gjyqtarët. Për të mos ia lënë administrimin e gjyqtarëve ekzekutivit apo legjislativit. I dha pushtet të madh garantues. Në këtë pikëvështrim që e shtrini ju, është për të thënë se a i qëndron kjo Kushtetutë atributeve që i ka dhënë pushtetin gjyqësor? Po i hytë kësaj, keni ndryshuar shumë gjëra nga kjo Kushtetutë. Por çdo gjë është e mundur, por do të jetë një ndryshim i madh. Po i hymë debatit të imunitetit në të gjitha aspekte, atëherë do të ndërhyrë debati për pavarësinë dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale. Do të jetë i gjatë, por që mund të bëhet.
Aleks Luarasi
Konstitucionalist
Sistemin e drejtësisë e kemi të korruptuar, dhe ashtu është. Duket që kjo sëmundje nuk po shërohet. Por kam frikë që një operacion i thellë me bisturi, do të dojë kohën e tij. Këtu njeriu nuk guxon të thotë një fjalë të keqe kundër gjykatësit. Megjithatë, një operacion duhet bërë. Por unë them të mos nxitohemi.
Anastasi: Imunitetet në drejtësi të kufizohen, në rast se e kërkon realiteti
Në një intervistë për “standard”, Prof. Aurela Anastasi shprehet se kufizimi i imuniteteve duhet t’i përshtatet realitetit. Anastasi mendon se deputetët duhet të kenë një imunitet më të kufizuar. Apo propozon që në mjaft raste, siç është në vendet dërmuese të BE-së, të mos merret autorizimi i Kuvendit për të ndjekur penalisht një deputet. Për sa u përket imuniteteve në sistemin e drejtësisë, Anastasi mendon se këtu duhet që politika dhe konstitucionalistët të jenë më të vëmendshëm. Ajo shprehet se Kushtetuta aktuale u ka lënë një pavarësi tepër të madhe gjyqtarëve, dhe kjo sipas saj, është bërë për të pasur një pavarësi të madhe pushtetesh. Por gjithsesi, ekspertja e njohur në fushën konstitucionale, mendon se në rast se gjykohet që imuniteti aktual në fushën e drejtësisë shihet si pengesë, atëherë duhet të ndërmerret një ndërhyrje në Kushtetutë. Në këtë pikë, Aurela Anastasi mendon se një ndërhyrje e tillë do të ndryshonte thelbin e Kushtetutës sonë, që sipas saj, çdo amendim kushtetues do të kërkojë një kohë tepër të gjatë.
Bisedoi: Erald Kapri
Zonja Anastasi, ka lindur një debat për kufizimin e imunitetit. Ju si e shihni këtë çështje? Mendoni se duhet të kufizohen imunitetet, duke pasur parasysh edhe ambientin shqiptar?
Duke pasur parasysh realitetin shqiptar dhe përvojat në vendet e tjera, unë mendoj që imuniteti parlamentar mund të kufizohet. Jo të hiqet në kuptimin e plotë të fjalës, kjo përvojë është shumë e rrallë në Evropë, por mund të kufizohet në disa aspekte. Fjala vjen për fillimin e ndjekjes penale, nëpërmjet investigimeve, hetimeve paraprake, kërkimeve të ndryshme etj., mund të bëhet pa autorizimin e Kuvendit. Pra autorizimi i Kuvendit nuk mund të kërkohet për çdo rast. Kur vjen fjala për aspekte që cenojnë drejtpërdrejt lirinë apo privatësinë e deputetit, atëherë në këtë rast kërkohet autorizimi i Kuvendit, për mendimin tim.
Po për sa i përket kufizimit të imuniteteve në sistemin e drejtësisë? Imuniteti i gjyqtarëve, i prokurorëve? Mendoni se duhet të ndërhyhet edhe në imunitetet e sistemit të drejtësisë?
Unë mendoj se çështja e kufizimit të imuniteteve, në përgjithësi, meriton një debat më të gjerë. Ka disa nivele për të diskutuar, sepse duhet të shoqërohet me ndryshime kushtetuese. Kushtetuta, kur është hartuar, dhe i ka dhënë pushtetit gjyqësor vetë të drejtën për të gjykuar për imunitet, ka pasur një qëllim që e ka bërë këtë. Në qoftë se ky qëllim nuk i qëndron më realitetit të kohës, atëherë duhet diskutuar. Nuk mund ta them dot në moment që ku duhet, por duhet diskutuar.
Në takim u hodh ideja e një operacioni në Kushtetutë, ndërsa ju shpreheni se duhet një kohë për këtë çështje. Por ku duhet të fillohet së pari dhe sa kohë do të duhet për të diskutuar kufizimin e imunitetit në sistemin e Drejtësisë?
Unë mendoj që duhet kohë, sepse jam e mendimit se Kushtetuta nuk është një ligj i zakonshëm që mund të preket, me procedura të cilat ecin shpejt. Por në qoftë se ju këmbëngulni për një kohë të caktuar, unë mund të sjell një model nga vendet e tjera. Gjashtë muaj duhet të kalojnë thjesht me diskutime nga momenti i dorëzimit të amendamentit kushtetuese në Parlament. Tri deri në gjashtë muaj. Por deri sa të paraqitet në Parlament për t’u diskutuar, ajo duhet të kalojë edhe në grupet e interesit, në grupet e specialistëve etj. Për mendimin tim duhet më shumë se gjashtë muaj kohë, shumë më tepër.