Nard Ndoka kërkon mekanizmat për të shkarkuar kryetaren e Kuvendit
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, edhe pse ka qenë një ndër ata që ka votuar kundër shkarkimit të kryetares së Kuvendit në mocionin që një vit më parë bëri ndaj saj Partia Socialiste, dje ka kërkuar ndihmë nga deputetët e tjerë që të bëjë të mundur këtë gjë. Para deputetëve ai bëri thirrje e për të gjetur mekanizmat për të hequr nga posti i kryetares së Parlamentit Jozefina Topallin.
Ndoka lëshoi akuza të rënda ndaj kryetares së Parlamentit, duke e akuzuar si fajtore për minimin e jetës parlamentare dhe për konfliktet institucionale të ndodhura ditët e fundit. “Jozefina Topalli ka përgjegjësinë e plotë të minimit të jetës parlamentare për konfliktet e hapura dhe të vazhdueshme ndërmjet institucioneve; për dobësimin e rolit të Parlamentit në reformë, për dështimin e disa komisioneve hetimore të Parlamentit dhe për kritikat e ndërkombëtarëve”, - tha kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Sipas tij, të gjithë mbajnë mend pretendimin e kryetares së Parlamentit për të mbajtur peng hetimet e Gërdecit, për heqjen e imunitetit të akuzuarit për këtë çështje, për letrat urdhëruese antiligjore të dërguara prokurores së përgjithshme dhe dhunës verbale antiligjore kundër kryetarit të shtetit. Ai shkoi më tej, duke e cilësuar Topallin si “militante, që nuk ka lidhje me politikën dhe që çdo ditë e më shumë e sheh Parlamentin si një prej shumë pronave private që ka shtuar pas vitit 2005”. Ndoka kërkoi ndihmën e deputetëve për të gjetur mekanizmat për largimin e saj nga posti i kryetares së Parlamentit.