E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu në Përrenjas: “E djathta do të vazhdojë investimet gjatë mandatit të dytë”



Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë turit elektoral është ndalur dje në qytetin e Përrenjasit. Gjatë fjalës së mbajtur para banorëve të këtij qyteti, Mediu ka bërë të ditur se koalicioni i djathtë “Aleanca për ndryshim” do të vazhdojë ritmin e investimeve publike edhe gjatë mandatit të dytë qeverisës. Ai tha se këto investime janë bërë në ato sektorë, të cilët janë më parësorë jo vetëm për të djathtën, por për të gjithë shqiptarët, dhe këto investime do të vijojnë, edhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ku koalicioni i djathtë do të dalë fitues. Investimet do të vijnë si përgjigje ndaj çdo nevoje të çdo qytetari shqiptar. “Të trokasim në zemrën e çdo shqiptari, të dëgjojmë me vëmendje hallet dhe problemet që ata kanë. Ndoshta jo për të gjitha mund të ketë një përgjigje, po le t’u japim atyre mundësi, shanse dhe shpresë, duke ndenjur bashkë me ta”, - nënvizoi kreu republikan.

4 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›