Ekspertët: Shpenzime të ekzagjeruara, rrezik inflacioni
Autori i Lajmit: red.
Qeveria e re që do të nisë punën në shtator, pas zgjedhjeve parlamentare do të përballet me probleme serioze të ekonomisë në vend. Ekspertë të fushës janë të mendimit se shpenzimet e mëdha buxhetore tipike në një vit elektoral, nuk janë të mirëpritura në kohën kur ekonomia po përballet me efektet e krizës. Edhe të dhënat më të fundit të ministrisë së financave na japin tablonë se të ardhurat nuk janë realizuar në masën e programuar, ndërsa shpenzimet janë tejkaluar. Ekonomisti Gjergj Teneqexhiu thotë se, këto shpenzime janë një barrë e madhe për buxhetet në vazhdim. Pasi kostot e financimit të buxhetit janë rritur ndjeshëm për shkak të interesave të kredive që janë marrë. Sipas tij është e nevojshme një shpërndarje e njëtrajtshme e investimeve për gjatë gjithë vitit dhe nuk duhet të përqendrohen vetëm në një 6-mujor. Mbi të gjitha shumë investime në një kohë mbartin mungesën e cilësisë. Nga ana tjetër edhe Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit ka konstatuar se shpenzimet në këtë tremujore kane arritur në kufijtë maksimale. E gjithë kjo situatë për ekonomistët kërcënon inflacion. Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës Sulo Hadëri shprehet se, qeveria po sillet në mënyrë tipike si në një vit elektoral. Por ndryshe nga herët e tjera ky vit ka një specifikë pasi ekonomia po ndjen efektet krizës. “Unë jam i mendimit se të gjitha këto investime të përqendruara në këtë periudhë do të rrisin papunësinë në 6-mujorin e dytë, si dhe do të sjellin ngadalësim të rritjes ekonomike”- shprehet Hadëri. Ekonomia shqiptare ka dhënë efekte të prekjes nga kriza duke nisur që nga rënia e eksporteve, tkurrja e kreditimit, rënia e remitancave, zhvlerësimi i lekut, bllokimi i sektorit të ndërtimit, etj. Banka e Shqipërisë ka sugjeruar disa herë që qeveria duhet të rishikojë buxhetin duke marrë në konsideratë të gjitha këto efekte.
Ky lajm është publikuar: 01/06/2009