Gjykata refuzon pendesën e vrasësit të policëve
Autori i Lajmit: red.
Gjykata refuzon pendesën e Afrim Hasanit, i cili akuzohet për vrasjen e dy policëve në Kukës. Në seancën e kaluar Hasani paraqiti kërkesën për gjykim të shkurtuar, por gjykata e rrëzoi kërkesën e tij duke pohuar se në gjendjen që janë aktet nuk mund të kryhet gjykimi ndaj është e domosdoshme pyetja e dëshmitarëve. Tashmë pritet që në këtë proces të pyeten të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen dhe i pandehuri nuk do të përfitojë ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vrasësi i policëve të Kukësit ka kërkuar gjykim të shkurtuar për të ulur 1/3 e dënimit. Ai ka pranuar krimin e bërë dhe ka kërkuar që gjykimi të zhvillohet vetëm në bazë të provave të administruara deri më tani. Afrim Hasani dyshohet se ka vrarë në krye të detyrës dy punonjësit e policisë së qarkut Kukës, konkretisht shtetasit Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, duke konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 79 gërma “c” dhe “ç” dhe 278/2 të Kodit Penal. Nga rrethanat hetimore të çështjes, sipas prokurorit, provohet se dy punonjësit e policisë, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, kanë qenë me detyrë inspektor policie në sektorin e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kukës, vendshërbim patrullë policie në aksin rrugor Kukës-Tiranë. Hetimi ka provuar se i pandehuri Afrim Hasani ka qenë me banim në fshatin Petkaj - Shëmri, komuna Malzi, Kukës. Gjithashtu, sipas akuzës, rezulton e provuar se i pandehuri Hasani ka qenë i papunë dhe që nga fundi i vitit 2007 kur kishte qenë emigrant ekonomik në Finlandë, nuk kishte emigruar më jashtë shtetit, por jetonte në shtëpinë e tij në fshatin Petkaj së bashku me gruan, dy fëmijët dhe prindërit e tij. Gjatë periudhës që kishte qëndruar në Shqipëri, i pandehuri Hasani është proceduar nga autoritetet gjyqësore të rrethit Kukës për veprën penale të “falsifikimit të akteve të gjendjes civile”, ku dhe është dënuar në vitin 2008 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me 4 muaj burg.
Ky lajm është publikuar: 30/05/2009