Ekspertët: Tregu i banesave shkon drejt pikës së ngopjes
"Kriza aktuale që ka përfshirë sektorin e ndërtimit në Shqipëri mund të jetë jo thjesht pasojë e uljes së kreditimit nga bankat, por edhe pasojë e ngopjes së tregut të banesave", thotë dekani i Fakultetit të Ekonomiksit, Omer Stringa.
Emigracioni i lartë i shoqëruar me rritje të shpejtë të fondit kombëtar të banesave gjatë 20 viteve të fundit, besohet se ka sjellë edhe fundin e epokës së artë në industrinë e ndërtimit.
"Sot ka shumë pak njerëz që kanë nevojë të drejtpërdrejtë për banesë të parë", thotë Stringa.
Shqipëria doli në kushte të mjera strehimi pas rënies së komunizmit, por gjatë njëzet viteve të fundit, paratë e emigrimit kanë krijuar një fond të madh banesash. Ndërtuesit e apartamenteve në Shqipëri kanë qenë në gjendje të hedhin në treg mbi 5 mijë apartamente në vit gjatë tetë viteve të fundit, por dhjetëra mijëra banesa të tjera janë ndërtuar në fshat, duke ulur ndjeshëm nevojën. Sipas regjistrimit të përgjithshëm të popullatës dhe banesave, që nga viti 1990 deri në vitin 2001, më shumë se 220 mijë shtëpi u ndërtuan në Shqipëri. Në vitin 2001, Shqipëria kishte 785 mijë banesa, por më shumë se gjysma e tyre kishte dy ose një dhomë. Në qytet kishte 364 mijë banesa për një popullatë prej 1.5 milionë banorësh. Duke marrë parasysh se familja shqiptare ka mesatarisht 4.2 anëtarë, atëherë fondi i ekzistues i banesave mbulon të gjithë popullatën. Ekspertët thonë se bumi i ndërtimit u nxit nga lëvizjet migratore të shqiptarëve drejt Tiranës dhe nga kërkesa për apartamente më të bollshme.
Apartamente të pashitura
Shoqata e Ndërtuesve njoftoi së fundmi se statistikat e tyre flasin për mbi 4 mijë apartamente të ndërtuara në qytetet kryesore të vendit dhe që nuk janë shitur ende. Gjatë viteve të shkuara, një numër i madh emigrantësh parapëlqyen të blinin apartamente në Shqipëri për shkak të çmimeve disa herë më të ulëta sesa në Evropë. Gjatë viteve 2007 dhe 2008, u vu re edhe një valë blerjesh nga të huaj, por ky fenomen qe jetëshkurtër. Edhe shumë shqiptarë që patën blerë shtëpi të dytë në plazh, kanë filluar të shesin. Në plazhin e Durrësit, çmimet kanë rënë djeshëm gjatë kohëve të fundit, duke mbërritur deri në 350 euro për metër katror. Në Tiranë vërehet i njëjti fenomen, ndonëse në shkallë më të ulët.
Mbingopje edhe në qendra tregtare
Analistët e pronave të paluajtshme vlerësojnë se ngopja e tregut vërehet më qartë në segmentin e ndërtimit të qendrave të biznesit të klasit të parë. Rreth 50 mijë metra katrorë qendra të reja tregtare janë në ndërtim aktualisht në qendër të Tiranës. Kjo është një sipërfaqe tre herë më e lartë sesa stoku aktual i ndërtesave që jepen me qira për zyra biznesi.
Megjithëse disa ekspertë mendojnë se tregu i banesave ka mbërritur në fazën e ngopjes, një krizë e këtij sektori siç ka ndodhur në vende të tjera evropiane nuk pritet të ndodhë. Vendet perëndimore si Spanja përjetuan një bum ndërtimi bazuar te shtëpia e dytë rezidenciale, ndërsa bumi i ndërtimit në Shqipëri u bazua te nevoja për shtëpi të parë. Parashikimet afatgjata flasin gjithsesi për rritje të çmimeve dhe se ftohja aktuale është një fenomen i përkohshëm i shkaktuar nga kriza.