Obama Kina po shkel rregullat tregtare

Te eshte quajtuarat minerale te rralla perdoren per komponente qe gjenden ne aparatet televizive telefonat e gjenerates se fundit automobile dhe shume paisje te tjera te teknologjise se larte. Kina eshte furnizuesi i 95 perqind te ketyre materialeve dhe ka kufizuar ndjeshem eksportin e tyre gjate viteve te fundit. Presidenti Obama thote se eshte kufizim i padrejte tregtar dhe po e parlajmeron Kinen qe ta ndale ate.
Nderkohe qe ata shtojne perpjekjet konkurrentet tane duhet ta dine se nuk do te ja dalin mbane permes shkeljes se rregullave.
Shtetet e Bashkuara Bashkimi Evropian dhe Japonia e kane cuar rastin ne Organizaten Boterore te Tregtise ne Gjeneve duke akuzuar se Kina po shkel ligjet e tregtise globale.
Nese Kina do te lejonte tregtine te vepronte ne nuk do te kishim kundershtime. Por politikat e tyre aktualisht po e parandalojne kete dhe ata po veprojne kunder rregullave per te cilat rane dakord te zbatojne.
Qeveria kineze ka shkurtuar eksportet e veta te mineraleve te rralla per te plotesuar shtimin e kerkesave brenda Kines dhe Pekini thote per te trajtuar shqetesimet per mjedisin. Zyrtaret kinez hedhin poshte aktivitetet e paligjshme. Zoti Obama thote se ankesa prane Organizates Boterore te Tregtise nuk eshte hapi i pare qe ka ndermarre per te trajtuar kete ceshtje.
Kemi nje marredhenie konstruktive ekonomike me Kinen dhe kur eshte e mundur jemi te angazhuar qe te punojme me ta per trajtimin e shqetesimeve tona. Por kur eshte e nevojshme do te ndermarr veprime nese punonjesit dhe bizneset tona behen subjekt i praktikave te padrejta.
Presidenti thote se po punon per te mbeshtetur kompanite amerikane dhe per te mbrojtur dhe krijuar vende pune ne Amerike dhe se ai nuk do te lejoje konkurrentet e vendit qe te shkelin rregullat.
Kohet e fundit presidenti Obama krijoi nje njesi per mbikeqyrjen e tregtise qe synon te vezhgoje praktikat tregtare te vendeve te tjera dhe veproje kur eshte e nevojshme. Ai ka thene se Shtetet e Bashkuara jane ne rrugen e duhur per te permbushur synimin qe ai caktoi ne vitin 2009 per dyfishimin e eksporteve ne pese vite. Presidenti e ka bere ceshtjen paresore te fushates per rizgjedhje krijimin e vendeve te punes per klasen e mesme. Papunesia ne Amerike ka pesuar renie gjate muajve te fundit por rritja e ndjeshme e cmimit te naftes ka ndikuar ne uljen e vleresimit te punes se presidentit nga te anketuarit gjate diteve te fundit.