E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët amerikanë, riekspertim të kufomës dhe vendngjarjes



Një grup ekspertësh amerikanë në Tiranë kanë qenë dje në vendin e quajtur Kullat e Gjergjevicës në rrethin e Korçës, ku një ditë më parë u gjet i pajetë biznesmeni Kosta Trebicka. Një gjë e tillë konfirmohet nga burime të policisë së Korçës, sipas të cilave, ekspertët amerikanë mbërritën në qytetin e Korçës me një makinë diplomatike dhe vizituan vendngjarjen, në vendin e quajtur Kullat e Gjergjevicës, 6 km larg fshatit Gjergjevicë dhe 3 km larg fshatit Voskopojë, ku po kryejnë një riekspertim për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, hetime intensive po kryhen edhe nga ekspertë specialistë dhe prokurorë shqiptarë, si nga Korça edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Ministria e Rendit. Sipas shefit të Komisariatit të Korçës, Latif Kulla, mësohet se grupi hetimor shqiptar, i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje, po kryen verifikime në hotel "Akademia" në Voskopojë, ku rezulton se ka qëndruar biznesmeni Kosta Trebicka. Kulla ka pohuar gjithashtu se trupi i Trebickës iu nënshtrua edhe një riinspektimi nga ana e ekspertëve amerikanë, por nuk dihet ende nëse rezultatet e këtij respektimi janë të njëjta me ato të pohuara nga mjekësia ligjore shqiptare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›