Marrëveshja ; Lehtësohen vizat për në Norvegji
Ka vlerësuar angazhimin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për finalizimin e këtyre dy marrëveshjeve brenda një kohe të shkurtër si një tjetër tregues të rëndësishëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Ndërkohë, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Carl S.Wibye, ka firmosur me shtetin shqiptar marrëveshjen “Për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar” dhe “Mbi lehtësimin e lëshimit të vizave”
Shqipëria ka hedhur hapin e parë drejt liberalizimit të vizave me Norvegjinë. Nëpërmjet një marrëveshjeje të firmosur një ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Carl S.Wibye, dy shtetet kanë rënë dakord “Për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar” dhe “Mbi lehtësimin e lëshimit të vizave”. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, marrëveshja “Mbi lehtësimin e lëshimit të vizave” është hapi i parë konkret drejt regjimit të udhëtimit pa viza. Ndërkohë, në fjalën e tij kreu i këtij institucioni, Nishani, është shprehur se “këto marrëveshje do të ndihmojnë në të gjitha proceset që kemi nisur për të luftuar trafiqet dhe migrimin e paligjshëm dhe nga ana tjetër për krijimin e të gjitha mundësive të procesit të lehtësimit për të shkuar drejt liberalizimit të regjimit të vizave me Norvegjinë për qytetarët shqiptarë”. “Ministria e Brendshme dhe strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri do të jenë partnerë seriozë për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve të rëndësishme”, - pohoi ministri i Brendshëm. Ndërkaq, marrëveshja “Për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”, mbi bazën e reciprocitetit përcakton, procedura të shpejta dhe të efektshme për identifikimin dhe kthimin e sigurt dhe të rregullt të personave të cilët nuk përmbushin ose nuk i përmbushin më tej, kushtet për të hyrë, për të qëndruar ose për të banuar në territoret e Shqipërisë ose të Norvegjisë, dhe për të lehtësuar kalimin transit të këtyre personave në një frymë bashkëpunimi. Marrëveshja bazohet në Marrëveshjen ndërmjet Komunitetit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për Ripranimin e Personave me Qëndrim të Paautorizuar, e cila hyri në fuqi më 1 maj 2006. Nga ana e tij, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Carl S.Wibye, vlerësoi angazhimin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për finalizimin e këtyre dy marrëveshjeve brenda një kohe të shkurtër si një tjetër tregues të rëndësishëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dy vendeve. Duke shprehur kënaqësinë për hapjen së shpejti të ambasadës së Shqipërisë në Norvegji, ambasadori Wibye tha se “të dyja vendet ndajnë shumë interesa të përbashkëta për të ardhmen, në bazë të të cilave do të zhvillohet bashkëpunimin dypalësh”. Po kështu, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i shprehu ambasadorit Wibye falënderime të posaçme për mbështetjen që jep qeveria norvegjeze për Projektin e Modernizimit të Sistemit të Gjendjes Civile, e po kështu për asistencën e dhënë dhe trajnimet në Norvegji të oficerëve të Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.