Kosta Trebicka ; Vdes në aksident biznesmeni, që denoncoi skandalin në tregtinë e armëve
Gjendet i vdekur biznesmeni shqiptaro-amerikan, Kosta Trebicka. Policia korçare është lajmëruar nga një punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve që ka parë i pari trupin e pajetë dhe makinën e shkatërruar të Trebickës. Pas kësaj, një grup ekspertësh nga Tirana, së bashku me zv.drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçin, kanë shkuar në vend me helikopter. Pas hetimeve të para, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, tha se policia po hetonte në mënyrë të imtë ngjarjen dhe se priteshin të dhënat nga ekspertët për të përcaktuar arsyet dhe shkaqet e vdekjes. Nishani njoftoi se me urdhër të Kryeministrit ishin vënë në hetim të ngjarjes ekspertët më të mirë të vendit.
Kosta Trebicka, njeriu që denoncoi blerjen e dyshimtë të municioneve të vjetra kineze nga Shqipëria prej një kompanie amerikane për llogari të Pentagonit, u gjet i vdekur dje në rrethana të paqarta në një fshat të thellë të Korçës. Burime nga policia thanë se Trebicka mendohet të ketë vdekur rreth orës 13:30, në një aksident, por zyrtarisht ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, tha se priteshin ekspertët për të njoftuar rrethanat e çështjes. Trupi i pajetë i Trebickës është gjetur nga një punonjës i rrugës, i cili ka njoftuar banorët e zonës dhe këta të fundit policinë. Një grup special hetimor me krerët më të lartë të Policisë së Shtetit është dërguar nga Tirana, ndërsa pjesë e tij është edhe Sokol Stojani, një nga prokurorët e hetimit të ngjarjes së Gërdecit dhe asaj të tregtisë së armëve. Një urdhër i Kryeministrit ka dërguar në Korçë, sipas ministrit të Brendshëm, ekspertët më të mirë të vendit.
Ngjarja
Në njoftimin e saj zyrtar, Ministria e Brendshme tha se ngjarja kishte ndodhur në vendin e njohur si Kullat e Gjergjevicës, 6 km larg fshatit Gjergjevicë dhe 3 km larg fshatit Voskopojë, në Korçë, ndërsa policia është lajmëruar nga një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve, i cili ka qenë i vetmi dëshmitar i ngjarjes. Lajmi është përcjellë më pas nga policia e Korçës për tek kolegët e tyre në Policinë e Shtetit. Me ta marrë vesh se dyshohej që trupi i pajetë t’i përkiste personit që para pak kohësh kishte denoncuar publikisht dhe publikuar bisedat telefonike me amerikanin Efraim Deviroli, krerët e policisë kanë nisur për në vendngjarje një grup ekspertësh me një helikopter për t’u marrë me zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Trebickës. Pas tyre, në vend janë nisur menjëherë edhe një grup familjarësh me qëllim për të konfirmuar identitetin e viktimës. Identifikimi i këtij ka ardhur vetëm pas konstatimit të dokumenteve që i ndjeri kishte me vete, ndërkohë që pranë trupit policia ka gjetur një armë gjahu, tip çifte, ndërsa në makinë janë gjetur edhe disa shpendë të vrarë. Në fakt familjarët e Trebickës pohuan se ai ishte nisur në zonat malore të Korçës për gjueti. Familjarët e viktimës janë marrë në pyetje për ditët e fundit të të ndjerit Kosta Trebicka. Edhe pse hipotezat e para janë për një ngjarje aksidentale, për vdekjen e personit që denoncoi tregtinë e municioneve kineze në Afganistan, pritet të japë versionin përfundimtar grupi i ekspertëve nga Tirana.
Trebicka u gjend jashtë makinës
Nga pamjet filmike të transmetuara pasditen e djeshme në media nga vendi ku u gjend i vdekur biznesmeni Trebicka, dallohej që terreni në të cilin ka ndodhur aksidenti është një pllajë malore e cila përshkruhet mes për mes nga një rrugë e paasfaltuar. Përbri saj, pothuajse paralel me të, është edhe një rrugë e dytë, gjithashtu e paasfaltuar. Në pamje duket Kosta Trebicka i shtrirë pajetë në mes të rrugës, ndërsa fuoristrada e tij tip “Nisan”, TR 8843 J, ndodhet rreth 50 m larg. Nga pamjet filmike rezulton që xhami i saj i përparmë është i plasaritur. Pranë trupit të pajetë të Kosta Trebickës, rreth 1.5 metër larg tij, në anën e majtë të trupit, ndodhet arma e tij e gjahut. Fare pranë tij ndodhen edhe disa sende. Një prej këtyre sendeve ngjason me një çantë gjuetie. Turiri i makinës ndodhet paralel me drejtimin e rrugës ku gjendet i vdekur Trebicka, ndërsa vetë biznesmeni është i veshur me rroba gjahu.
Dyshimi
Dyshimet e para të policisë së Korçës janë për një aksident të ardhur për shkak të mosfunksionimit të rregullt të sistemit të drejtimit të automjetit. Kështu, makina është ndezur me vështirësi, aludohet nga policia që po rindërton skemën e ngjarjes në vendin ku u zbulua viktima dhe më pas kur është ndezur, në pak minuta nuk ka funksionuar më për sa i përket sistemit të drejtimit. Për rrjedhojë, burimet e policisë lokale janë shprehur se në këtë moment dyshohet që makina të ketë dalë nga rruga duke bërë të paktën tre rrotullime derisa është përplasur disa dhjetëra metra larg rrugës automobilistike. Në këto çaste, me sa duket drejtuesi i mjetit ka bërë përpjekje për të shpëtuar, por ka përfunduar jashtë automjetit, duke u përplasur në tokë me pasojë dëmtime të rënda në kokë që do të rezultonin fatale për jetën. Megjithatë, ekspertët e policisë rrugore po verifikojnë në vendngjarje si dhe po kryhet një kontroll i rreptë teknik i automjetit.
Nishani, angazhim për zbardhjen e ngjarjes
Në një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka njoftuar edhe faktet e zbuluara deri rreth orës 20:30 të ditës së djeshme në lidhje me vdekjen e Trebickës. Ministri tha se policia ishte njoftuar në orën 14:00, kur në “Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë është administruar një informacion nga banorët të fshatit Lekas se në rrugën Voskopojë - Lekas në vendin e quajtur Kullat e Gjergjevicës është parë një makinë e batuar nga rruga dhe një shtetas i vdekur”.
Ministri gjithashtu njoftoi se ekspertët kishin kryer procedurat e domosdoshme, por ai nuk dha një version për ngjarjen duke thënë se kjo i përkiste punës së ekspertëve dhe prokurorisë. “Në vendin e ngjarjes janë kryer filmimet dhe fotografimet përkatëse, ka filluar këqyrja e vendit të ngjarjes, e mjetit, e kufomës dhe të gjithë sendet dhe provat materiale të gjetura në vendngjarje”, - tha ministri. Ai njoftoi se përfundimet e ekspertëve do të bëhen publike sapo të jenë të gatshme. Nishani gjithashtu ka theksuar se ishin vënë në dispozicion të hetimit ekspertët më të mirë të vendit në të gjitha fushat që kishin lidhje me një ngjarje të kësaj natyre, duke treguar angazhimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kush ishte Kosta Trebicka?
Kosta Trebicka, 40-vjeçari nga Korça, që kishte emigruar prej disa vitesh në SHBA, ndërsa ai jetonte kryesisht në Tiranë ku dhe ishte president i një firme private për paketim, u bë një personazh i njohur në Shqipëri kur publikisht do të denonconte në mediat shqiptare të dyshuarën si aferë korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Trebicka zbardhi para kamerave skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë. Sipas tij, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë "EVDIN" me administrator një person të njohur me emrin Henrich Thomet kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diveroli që u ankua te ai dhe kërkoi ndërmjetësimin e tij te autoritetet shqiptare për të ndryshuar gjendjen. Pas këtij momenti, sipas deponimeve të vetë Trebickës, ai është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së. Historia sipas tij, bëhej edhe më e vështirë kur Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar një çmim të dytë në një takim të fshehtë me Pinarin, Delijorgjin dhe një person tjetër. Për të gjitha këto, Trebicka do të merrej në pyetje nga prokuroria në cilësinë e deklaruesit dhe personit që ka dijeni për çështjen.
LSI: Prokuroria të zbardhë ngjarjen
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje menjëherë pas lajmit të vdekjes së Kosta Trebickës, biznesmenit që ishte dëshmitar lidhur me trafikun e armëve. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se duket se kjo ngjare ka prapavijë politike, ndërsa kërkoi hetim të menjëhershëm nga ana e prokurorisë. “Ngjarja tragjike ndodhi pikërisht në momentin kur hetimet për zbardhjen e tragjedisë dhe krimit shtetëror të Gërdecit kishin arritur në një fazë kulmore dhe ku biznesmeni Trebicka ishte një dëshmitar kyç i ngjarjes dhe aferave shumë të rënda korruptive që lidheshin me të. LSI-ja vlerëson se është e qartë se kjo ngjarje që ka marrë jetën e tij ka një prapavijë të qartë politike”, - tha Vasili. Sipas tij, kjo ngjarje shumë e rëndë dhe tepër e dyshimtë për rrethanat dhe momentin në të cilin ndodhi, është një dëshmi e qartë se krimi i organizuar është në veprim të plotë dhe i pakontrolluar, duke destabilizuar thellë vendin e duke e bërë të pasigurt jetën e qytetareve.