Ina Rama: Dëshmitë e Trebickës janë të administruara, do përdoren në hetim
Kryeprokurorja Rama ka theksuar dje se dëshmitë e Kosta Trebickës janë të regjistruara nga organet e prokurorisë dhe do të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre gjatë hetimit për trafik armësh. Një gjë e tillë ka ardhur pas zërave se dëshmia e të ndjerit Trebicka pesë ditë pas ngjarjes së 15 marsit në Prokurorinë e Përgjithshme do të binte automatikisht poshtë, meqenëse ky i fundit nuk jeton më. Por sipas numrit një të akuzës shqiptare, dëshmia e tij jo vetëm që është e administruar, por përbën një nga e elementët më kyç në hetimin më të bujshëm deri më sot në vend.