E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët amerikanë shkojnë në vendngjarje



Ekspertët amerikanë për hetimin e shpërthimeve që erdhën në Shqipëri tri ditë më parë, sot ishin në vatrën e shpërthimit në Gërdec. 6 ekspertët e kompanisë amerikane “ATF” kanë këqyrur zonën e infektuar dhe kane mbledhur provat për të nxjerrë shkaqet e shpërthimit tragjik që mori jetën e 24 personave dhe bëri të pabanueshme një zonë të tërë. Misioni i ekspertëve është kryerja e një ekspertize të plotë shkencore mbi shkaqet e shpërthimit, ku përcaktimi i kësaj të fundit është mjaft i rëndësishëm për vazhdimin e hetimeve, pasi pa pasur mekanizmin dhe shkaqet e ngjarjes nuk mund të akuzosh asnjeri për një vepër penale që ka të bëjë me shpërthimin. Fakti që ekspertimi do të bëhet nga specialistët amerikanë e bën më pak të kontestueshëm rezultatin e hetimeve të tyre. Ina Rama deklaroi dje se ekspertiza profesionale do të zbardhë çështjen. Sipas saj, kjo do të sjellë një konkluzion të saktë dhe shkencor në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarjeje. Për zbardhjen e kësaj çështjeje do të jenë edhe të dhënat e kërkuara nga organet e Drejtësisë së SHBA-ve rreth kompanisë amerikane “South Ammunition Compani”, si dhe çdo kërkesë tjetër, e cila mund të rezultojë e nevojshme në vijim të hetimit. Shpresohet te bashkëpunimi i prokurorisë me homologët amerikanë.

9 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›