E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanët, kundër propozimeve të PS-së për reformën zgjedhore



Partia Republikane kundërshton hapur paketën e propozimeve të Partisë Socialiste për reformën zgjedhore. Kryetari i Grupit Parlamentar republikan, Arian Madhi, tha se këto propozime fshehin qëllime abuzuese dhe deformuese në dëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. “Nuk mund të përkrahet një lojë e pandershme politike me votë në Kuvend”, - tha Madhi. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane tha se propozimi i PS-së për sistemin proporcional rajonal ka lënë të hapur 10 modele të tilla çka lë vend sërish për abuzime nga 2 partitë e mëdha.
Propozimi i Partisë Socialiste për sistemin proporcional rajonal, i cili është mbështetur nga Partia Demokratike, nuk është kundërshtuar vetëm nga aleatët e të PS-së, por edhe nga aleatët e Partisë Demokratike. Përveç Partisë Republikane, edhe Partia Demokristiane dhe ajo e Demokratëve të Reformuar kanë dalë kundër këtij propozimi nga kampi i maxhorancës.

9 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›