OSBE paralajmëron se kriza ekonomike do të rrisë krimin në Shqipëri

Ambasadori i OSBE: Kriza ekonomike botërore ka ndikuar negativisht tek emigracioni
Kreu i Prezencës së OSBE- së në Tiranë, ambasadori Robert Bosch paralajmëroi se thellimi i krizës parashikon rritjen e kriminalitetit në vend. Gjithashtu ambasadori i OSBE theksoi se rënia e remitancave nga emigracioni po dëmton seriozisht ekonominë shqiptare. Sipas Bosch, emigracioni në Shqipëri është një çështje e rëndësishme për ekonominë dhe jetën e përditshme të vendit. Kriza ekonomike botërore ka ndikuar negativisht tek emigracioni, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të dërgesave, por veç pasojave ekonomike, mund të ngrejë edhe disa rreziqe të tjera, që kanë të bëjnë me sigurinë publike. Ekspertët, në konferencën e dytë përgatitore ekonomike të OSBE- së, janë shprehur për hartimin e strategjive nga qeveritë, që të parandalohet rënia e të ardhurave e familjeve në nevojë. Por për këtë është e nevojshme hartimi i politikave mbështetëse nga qeveria. Efektet e kësaj krize botërore për shumë vende me të ardhura të ulëta, si Shqipëria, tashmë kanë filluar të ndjehen pak nga pak. Me zhvillimet e shpejta që po pëson sot ekonomia globale, ka shumë që thonë se për vende të tilla si Shqipëria, efektet e kthesës globale po fillojnë dalëngadalë të ndihen, edhe pse në formë të kufizuar, në rënien e nivelit të remitancave e deri në kthimin e një pjese të emigrantëve në shtëpi. Sipas të dhënave, del se në vitin 2008 dërgesat e emigrantëve shqiptarë ishin 700 milionë euro, një burim mjaft i rëndësishëm për vendin, ka veçuar ambasadori Bosch. Pasoja e krizës botërore, sipas ambasadorit të OSBE- së do të ndjehet dalëngadalë edhe në Shqipëri, dhe si shkak i kësaj krize, sipas tij tendenca e emigrantëve është në rënie, madje disa emigrantë edhe mund të kthehen në shtëpi. Ndaj sipas tij duhet të ti kushtohet një angazhim maksimal këtij problemi. Këto janë efekte, që duhen marrë parasysh, pasi këto ngjarje nuk mund të kenë tjetër përveçse pasoja negative në mirëqenien sociale. Për më tepër ne të gjithë e dimë se në kohë krizash ka një rrezik më të lartë për rritjen e krimit dhe trafiqeve, çka mund të sjellin edhe përkeqësimin e sigurisë, u shpreh ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch, në ditën e parë të Konferencës së Dytë Përgatitore të Forumit të 17- të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE- së që po zhvillon punimet në Tiranë. Sipas tij, emigrantët luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë Shqiptare. Nisur nga fakti se rreth 700 mijë shqiptarë punojnë jashtë, veçanërisht në Greqi dhe Itali, ku të gjithë ata realizojnë një funksion të rëndësishëm e shumë të nevojshëm në ekonomitë respektive kombëtare, u shpreh ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, i cili theksoi se gjetja e politikave të përshtatshme të përbashkëta do të ndihmojë në menaxhimin e impakteve negative të krizës ekonomike globale dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të vendeve burim të migracionit. Në të njëjtën linjë, qëndruan në fjalën e tyre edhe sekretari për programet në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, vendi kryesues i OSBE-së, Alexandros Tziatzamis, si dhe Goran Svilanovic, koordinator i OSBE- së për aktivitetet mbi ekonominë dhe mjedisin. Gjatë fjalës përshëndetëse të tyre në këtë konferencë, ata u ndalën në ndikimin e krizës së ekonomisë globale tek migracioni dhe nga ana tjetër ndikimin e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre në rritjen e numrit të papunësisë, duke veçuar nevojën e hartimit të politikave të përbashkëta për gjetjen e zgjidhjeve dhe zbutjen e problematikës lidhur me këto çështje. Gjatë fjalës së tij, Tsiatsiamis, foli për karakterin ndërkombëtar të OSBE- së, zgjerimin e saj në nivel rajonal dhe botëror, duke përfunduar me angazhimin e tij gjatë presidencës së radhës nga Greqia, e cila do të jetë e hapur për partneritet me të gjithë shtetet anëtare dhe organizatat ndërkombëtare. Ndërsa Konferenca e radhës dhe kryesorja e OSBE- së për ekonominë dhe mjedisin do të mbahet në muajin Maj në Athinë, Greqi.