E Diel, 1 Nëntor 2026

Madhi: 4 mijë ha tokë, në dispozicion të pronarëve për kompensim fizik

Janë më tepër se 4 mijë hektarë tokë, që mund të kalojnë në dispozicion pronarëve që kanë kërkuar kompensim fizik. Sipas republikanëve janë plot 130 mijë hektarë të identifikuara në gjithë Shqipërinë që së shpejti do të bëhen të disponueshme. "Janë rreth 70 mijë toke kullota, pyje dhe livadhe, që sigurisht marrin një vlerë tjetër, meqë vendndodhjen e kanë në bregdet. Janë 30 mijë hektarë të tjera, parqe kombëtare, të cilat dhe këto mund të vihen në dispozicion të procesit. Ka dhe toka të pafrytshme, por që nuk mund të mos ndodhi që të shfrytëzohen qoftë dhe për interesa të ndërtimit, por me troje janë rreth 30 mijë hektarë. Çka do të thotë që në një masë të përgjithshme janë rreth 130 mijë hektarë", bëri të ditur Arjan Madhi. Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 4 mijë ha tokë në 5 qytete në bregdetin e Adriatikut janë inventarizuar toka publike, që do të kalojnë tek pronarët përmes procedurave të Ministrisë së Drejtësisë. Madhi ka folur edhe për qëndrimit për një tjetër nismë ligjore, për mendimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, të cilin shoqata e pronarëve do ta ankimojë në Kushtetuese. Nëse persona të caktuar kërkojnë të realizojnë një protagonizëm mediatik, atëherë janë të lirë ta bëjnë në çdo rast. Nëse persona të caktuar kërkojnë ta fragmentizojnë pikërisht procesin e kontributeve për kthimin dhe kompensimin e pronave, kjo është çështje e tyre. Ne republikanët mbetemi përsëri të vendosur të punojmë maksimalisht, përfundon Madhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›