E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekspertët e kufijve takohen në Tiranë

21/04/2005  TIRANË- Siguria e kufijve dhe azilkërkuesit kanë mbledhur në Tiranë ekspertët e policive dhe të emigracionit nga vendet e Ballkanit perëndimor. Programet në këta dy sektorë po mbështeten nga Bashkimi Evropian, si nje proces i forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit për të goditur krimin e organizuar si dhe për trajtimin sipas standardeve evropiane të atyre, që krijojnë azil. Në këtë takim në qendër të vëmendjes ishte hartimi i një programi të përbashkët në favor të kufijve të sigurtë si një masë për parandalimin e kalimeve ilegale të qenieve njerëzore, lëndëve narkotike dhe armëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›