E Hënë, 2 Nëntor 2026

Largimi nga kanuni dhe aksidenti

21/04/2005  Pak vjet më parë Gentian Katana kishte biznesin e tij në Shkodër dhe mendonte se gjithë punët do t’i shkonin mirë. Por gjërat për të ndryshuan shpejt dhe fati mirë nuk i priu në këtë qytet. Me makinën e tij aksidentoi disa persona tek Ura e Bunës para 4 vitesh dhe mes tyre edhe një i vdekur. Edhe vetë pësoi dëmtime ndërsa faji më së shumti ishte i kalimtarëve. Por Kanuni nuk e merr parasysh këtë gjë. Kur ai është shkruar nuk kishte makina dhe rrjedhimisht nuk kishte as aksidente me to. Por pavarësisht kësaj për të vdekurin Kanuni parashikonte një të vdekur tjetër.

Gnetiani lajmërohet nga familjarët e viktimës se kishte një gjak borxh. Nuk vonohet përgjigja. Ai qëllohet me armë dhe shpëton krej rastësisht pa mbetur i vdekur. Megjithatë plagoset rëndë në këmbë, humbet shume gjak por mjekët mundën ta mbanin gjallë. Ai e sheh se nuk ka më asnjë shpëtim për të qëndruar në Shkodër dhe tashmë i duhet të fshihet. Ka shitur të gjithë biznesin e tij për ta lënë njëherë e mirë lagjen e tij të dashur, miqtë dhe të afërmit për hir të jetës së rrezikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›