Ekstradohet nga Athina, kërkohej për vrasje
21/04/2005 TIRANË- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradon nga Greqia për në Shqipëri shtetasin Dashamir Kica, lindur më 05.08.1971, në Peshkopi dhe me banim në Sukth të Durrësit. Ky shtetas, sipas policisë, ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, më datë 17.04.2003 e ka dënuar me 17 vjet heqje lirie për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Dashamir Kica në grindje e sipër, sipas burimeve zyrtare të policisë, për motive pronësie, ka vrarë shtetasin Avdi Kadriu, ngjarje e ndodhur më 26.06.2002. Grindjet kanë lindur pas mosmarrëveshjeve për çmimin e shitjes së tokës. Arrestimi i tij në Greqi është kryer me qëllim ekstradimi pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.