Gjykata, 15 vite burg vrasësit me pagesë

21/04/2005 I dëmtuari ka pohuar në sallë se i pandehuri është autor
TIRANË – Erdhi në gjykatë si njeriu që u pagua për të vrarë Arjan Tresën. Nuk e pranoi asnjëherë akuzën. Madje, edhe kur Tresa deklaroi se e njeh si djalë të lagjes dhe si drogmen, ai përsëri mohoi faktin se ka përdorur një armë me silenciator për ta eliminuar. Ndonëse dëshmitarët nuk e kanë pohuar faktin se, Muhamet Bekolli është paguar për të vrarë Arjanin, gjykata e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 15 vite burg, nga 18 që kërkoi organi i Prokurorisë, i përfaqësuar nga prokurori Eugen Beci.
I dëmtuari
Ai që ka rënduar pozicionin e tij, është i dëmtuari Arjan Tresa. Muhamet Bekolli u deklarua fajtor, pasi në datën 11 shkurt 2004, tentoi të vrasë në hyrje të pallatit të tij shtetasin Arjan Tresa, nga qyteti i Korçës. Nga provat e mbledhura në sallën e gjyqit, doli se vetë Tresa nuk ka patur asnjë lloj konflikti me të dëmtuarin. Madje, ky i fundit ka deklaruar para gjykatës se e njeh si djalë lagje dhe gjatë gjithë jetës së vet, ashtu si dhe familja, nuk kanë patur kontradikta. Arjan Tresa u qëllua për vdekje në hyrje të pallatit të tij në Korçë, por për fat të mirë shpëtoi nga plumbat e silenciatorit. "Ky është një drogmen dhe vrasës me pagesë. E njoh shumë mirë njeriun që më qëlloi natën e 11 shkurtit, teksa po kthehesha nga puna. Me këtë person unë nuk kam patur kontradikta dhe as hasmëri, por e di se ai është paguar për të më vrarë". Kështu deklaroi para gjykatës, Arjan Tresa. Ai fajësoi direkt të pandehurin Muhamed Bekolli. E quajti vrasës, por jo sepse kishte me të ndonjë hasmëri.
Atentatet
I pandehuri ka treguar se edhe herë të tjera i janë bërë atentate për ta vrarë. Madje, ai ka deklaruar se në shtëpi i kanë dërguar lajme disa prej personave që akuzohen tashmë si pjesëtarë të bandës së vjedhjes së dyqaneve. Në rastin konkret, dëshmitari dhe njëkohësisht i dëmtuari, Arjan Tresa, shpjegoi se ka patur hasmëri me fisin Mara. Ai tregoi se i pandehuri ka qenë i detyruar ta vriste kundrejt një pagese të majme, premtuar nga Gjergji Mara. I dëmtuari e quajti të pandehurin njeri ordiner, që nuk bën gjë tjetër, përveçse merr drogë. Sipas vendimit të gjykatës, e vetmja provë që dënoi të pandehurin Bekolli është dëshmia e të dëmtuarit Arjan Tresa. Ai e ka njohur të pandehurin në momentin që është qëlluar dhe është afruar për t’u bindur nëse kishte vdekur. Por i pandehuri është diktuar nga banorët e pallatit, duke u larguar me vrap.
Mara, Tresa më ka vrarë familjen
"Ardian Tresën e njoh me emrin Arjan Tresa. E kam armik. Fytyrën e tij nuk mund ta shoh dot. Më ka vrarë djalin dhe vëllain te pragu i shtëpisë së bashku me vëllanë e vet. Nikollaq Treska mori përsipër vrasjen dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Arjan Tresa, pasi pagoi u dënua me 20 vjet burg. Ai është një drogmen. Më ka kërcënuar më shumë se katër herë". Kjo qe një pjesë e dëshmisë dhënë me plot urrejtje nga Gjergji Mara, për të cilin Ardian Tresa është shprehur se ka paguar të pandehurin Muhamed Bekolli për ta vrarë. Dëshmitari tha se nuk ka paguar njeri për të vrarë Ardian Tresën dhe se ky i fundit ishte i dënuar në Greqi, e për të shpëtuar ka ndërruar emrin.