E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, blic anti-droge, shkatërrohet banda shqiptare



Policia e qytetit te Milanos në Itali ka shkatërruar dje një bande shqiptare, aktive në trafikun e drogave të renda. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore nga vendi fqinj sipas të cilave në pranga kanë rënë disa persona, mes të cilëve shtetasit shqiptare Ndriçim dhe Ylli Hidri, si dhe Roland dhe Lulëzim Lami. Sipas burimeve, përmes operacionit të policisë, i koduar “Bad Family” u sekuestrua edhe një sasi droge prej 112 kilogramësh heroinë dhe kokainë.

19 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›