Ekspertët kontabël: IEKA nuk është i regjistruar
Instituti Kombëtar i Certifikimit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar reagon pas njoftimit të IEKA-s, se qenkan të paligjshëm. Në një njoftim për shtyp drejtuesit IKÇEKA-së, sqarojnë se institucioni dhe aktiviteti i tyre janë krejtësisht të bazuar në ligj dhe profesionalizëm. Ndërsa IEKA pretendon se si institucion funksionon sipas VKM-së 150, datë 31.3.2000, i ndryshuar, në mbështetje Ligjit nr. 7638 datë 19.11.1992, drejtues të Institutit Kombëtar të Certifikimit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
sqarojnë se ligji i mësipërm është shfuqizuar me ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 dhe shpresojmë që Këshilli i drejtimit të IEKA e njeh këtë fakt. Në njoftim thuhet se IEKA është anëtare e asociuar e IFAC dhe që ka në themel të saj direktivat evropiane për përgatitjen e ekspertëve kontabël të autorizuar në interes të publikut. “Duke shfrytëzuar faktin që pjesa më e madhe e Këshillit Drejtues të Institutit Kombëtar të Certifikimit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, janë auditues në sistemin publik dhe e njohin mirë nivelin e realizimit të normave dhe standardeve të IFAC nga IEKA, shprehim dyshimin tonë nëse e ka analizuar dhe e njeh punën e vet ky institucion, shqetësim ky i shprehur dhe nga Banka Botërore në raportin e saj të marsit 2008”, - thuhet në njoftimin e IKÇEKA-s. Ky institucion pretendon se në programet e saj ka parashikuar bashkëpunim me IEKA në drejtim të shkëmbimit të eksperiencës, me qëllimin për të realizuar rekomandimet e BB-së në interes të ekonomisë Shqiptare, por kjo do të ndodhë pas IEKA të licencohet dhe të bëjë transparencën e fondeve publike të shpenzuara. “Këshilli Drejtues i IEKA-së shpreh habi për licencimin e Institutit Kombëtar të Certifikimit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar dhe e quan të paligjshëm. Detyrohemi t'i kujtojmë këtij këshilli se Instituti Kombëtar i Certifikimit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është regjistruar nga QKR që me 26.5.2008 dhe nuk është e paligjshme, por IEKA si homologen tonë e këshillojmë të shohë mundësinë e regjistrimit të saj, pasi vendimi me të cilin është ngritur, është shfuqizuar”, - thuhet në njoftim.