E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Budina zgjedh Shkupin

Teatri shqiptar i Shkupit ditën e enjte shfaq premierën “Simfoni pa orkestër” të Robert Budinës. Nuk është hera e parë që skena e Shkupit zgjidhet prej regjisorëve të Shqipërisë për të realizuar punët e tyre. Pas bashkëpunimit të shpeshtë të dramaturgut Stefan Çapaliku, Budina është regjisori tjetër që gjen sprovën e tij në Teatrin shqiptar të Maqedonisë, që siç duket kjo vjen dhe nga një rebelizëm i fshehtë me Teatrin Kombëtar të Tiranës. Kjo është drama e pushtetit që përfshin në vorbullën e tij vrasëse, njerëz që bien peng të tij, që nuk bëjnë dot pa të. Është një përshkrim i thjeshtë i kohës së trazuar që jetojmë ne të gjithë përmasat e saj, familjes, shoqërisë, punës dhe dashurisë. Është një klithmë për më shumë kthjellim, falje e reflektim për veprimet shpesh të verbëta që bëjnë, kur pa e vrarë mendjen e lëmë veten të joshemi nga e ndaluara, nga ajo që të bën të vuash dhe të cilën nuk mund ta kthesh mbrapsht. Ndaj, më parë duhet të reflektojmë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›