E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertiza për vrasësin e familjes në Itali: Mëlyshi është skizofren

Vendimi Emigranti shqiptar nuk do të shkojë në gjyq për vrasjen e gruas, vajzës dhe kunatës

Shqiptari që vrau në Itali gruan, vajzën dhe të bijën, nuk do të shkojë në gjykim. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane, sipas së cilës, Alfred Mëlyshi, i cili masakroi me thikë Rina Mëlyshin, vajzën e vogël, Klaudia dhe motrën e gruas Ornela Ndoin, është skizofren. Ka qenë një psikologe italiane ajo e cila në raportin e saj ka thënë se Mëlyshi në momentin e krimit ka qenë delirant. Ishte vullneti i Zotit. Këto janë të vetmet fjalë që Alfred Mëlyshi, 24 vjeç, mësohet të ketë nxjerrë nga goja teksa karabinierët e çonin në spital ditën e vrasjes. Në të vërtetë, sipas prokurorit të çështjes Françesko de Soço, shkak për vrasjen e trefishtë të ndodhur të shtunën ishin mosmarrëveshjet mes Mëlyshit, vëllait të tij Antonit dhe kunatës së tij. Viktimat ishin Rina Mëlyshi, vajza e saj 3 vjeçe, dhe e motra 19-vjeçare, Ornela Ndoj. “Për momentin mund të flasim për motive të dobëta", u shpreh prokurori i çështjes, sipas të cilit hetimet po thellohen. Alfred Mëlyshi akuzohet për vrasje të shumëfishtë, akuzë e cila rëndohet për faktin se ishte e paramenduar, por edhe e kryer në mënyrë të dhunshme. 24-vjeçari punonte si shofer kamioni dhe jetonte në shtëpinë e të vëllait, Antonit, i cili kryente gjithashtu të njëjtën punë. Por kohët e fundit Antoni dhe e shoqja, e cila u vra të shtunën së bashku me të bijën 3-vjeçare dhe të motrën, tezen e vogëlushes, donin ta largonin Alfredin nga shtëpia. Shkak për këtë sipas prokurorit, ishte fakti se ata besonin që ishte pikërisht 24-vjeçari arsyeja e një sherri që ata kishin me një tjetër familje shqiptare. Por vëllai nuk kishte dashur t’ia dinte për dëshirat e tyre. De Soço theksoi se familja shqiptare me të cilën ata kishin njëfarë grindjeje nuk ka asnjë lidhje me fatkeqësinë. Alfred Mëlyshi u transferua gjatë natës nga spitali i qytezës ku jetonte dhe ku ndodhi tragjedia, në një spital tjetër, në të cilin ka dhoma të blinduara për personat e dënuar ose për të paraburgosurit. Mësohet se transferimi i 24-vjeçarit, i cili nuk është në rrezik për jetën, u realizua pas ndërhyrjes në mushkëri, plagë që ai kishte marrë, pasi qëlloi veten me thikë menjëherë pasi vrau mbesën trevjeçare, kunatën dhe motrën e kunatës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›