Vlerësimi i tokës
Vlerësimi i tokës për shpronësim është bërë me 442 lekë metri katror për tokë arë, kurse për tokë truall vlerësimi është bërë me 2100 lekë për m2. Ky vlerësim është kundërshtuar në rrugë ligjore nga banorët, po gjithçka është mbytur me fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit dhe forca policie. Më 3 shkurt të këtij viti Këshilli i Ministrave nxori një vendim për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor Fushë-Krujë – Milot. Shpronësimet në bazë të kësaj VKM-je prekin sipërfaqen prej 44 906 m2 tokë arë me vlerë 18,95 milionë lekë, një sipërfaqe prej 8962 m2 tokë truall me vlerë 18,8 milion. E gjithë fatura e shpronësimit e 37.77 milionë lekësh që do të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë, Fondi i shpronësimeve që duhet të përfundojnë deri më 15 maj të këtij viti. Ndërkaq, shpenzimet procedurale në vlerën e mbi një milion lekëve do të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
#